E Shtunë, 31 Tetor 2026

“CEZ godet industrinë në vend”

 Madje, Konfederata e Industrisë, bën me dije duke mbledhur të dhëna në terren, se gjatë këtij viti, ndërprerjet e energjisë kanë qenë më të mëdha se viti i kaluar.

“Përveç shtimit të rasteve të ndërprerjes, vazhdon problematika tepër shqetësuese lidhur me cilësinë e dhënies së furnizimit me energji elektrike te shprehura ne -nivelin dhe -luhatjet e tensionit, etj. Gjendja e vështirë me pasoja të rënda për biznesin,  ekonominë kombëtare dhe qytetarët shqiptare vazhdon edhe në kushtet kur tashmë ka hyrë në fuqi Kontrata e Re e Furnizimit me Energji Elektrike”, thekson deklarata.

Konfindustria vlerëson, se problematikat e paraqitura më sipër me furnizimin me energji elektrike ndikojnë drejtpërdrejt si kosto shtesë financiare prej dhjetëra milion euro vjetore për industritë vendore me pasoja të rënda për aktivitetin e tyre prodhues dhe tregtar ne afatgjatë.

Sipas Konfindustrisë, gjendja është edhe më shumë e ndjeshme per industrite shqiptare, nëse vlerësojmë, se gjithçka më sipër ndodh në kushtet e pasojave të krizës se zgjatur globale ekonomike dhe financiare.

“Gjendja krejtësisht e pakënaqshme e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët biznes/familjare nga operatori i sistemit të shpërndarjes, që faktikisht ndodhet në kushtet e monopolit të pastër, është shprehje e qartë e investimeve të munguara nga CEZ sha. Në kushtet e mësipërme është detyrë e ekzekutivit shqiptar dhe institucioneve përkatëse si ERE  të vlerësojnë dhe të ndërmarrin sa më shpejt të gjitha hapat e domosdoshme ligjore për të përmirësuar gjendjen tepër të vështirë të furnizimit me energji elektrike”, thekson më tej deklarata. /Start/

                                                                                             2012-09-24 08:58
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›