E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDS: “Kriza, tryeza urgjente e opozites”

Partia Demokracia Sociale eshte shprehur ne mbeshtetje te shqetesimeve te ngritura nga LSI-ja, sa i takon reformes zgjedhore, dhe te funksionimit te koalicionit opozitar. Ne nje deklarate per shtyp, kjo parti duke bere me dije lidhur me vendimet e Kryesise se PDS-se, theksohet se “ne respekt te statutit te PDS, do te mblidhet KDK i partise, i cili ka te drejten te percaktoje koalicionet politike dhe elektorale te saj”. Megjithate, Partia Demokracia Sociale vleresoi se “opozita shqiptare po riciklon krizen ne gjirin e saj”. Per kete arsye, kryesia e PDS-se ka propozuar “mbledhjen urgjente te tryezes se kryetareve te partive te koalicionit, per te shqyrtuar e diskutuar rreth mosmarreveshjeve qe jane akumuluar, dhe per te bere perpjekje te sinqerta e kolektive, per te arritur ne qendrime te perbashketa pa paragjykime dhe larg llogarive, qe nuk prodhojne vec percarje”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›