E Diel, 1 Nëntor 2026

PBDNJ: Nëse nuk merren masa, procesi i numërimit do jetë me pasoja

TIRANË- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka denoncuar situatën e krijuar gjatë procesit zgjedhor në disa qendra votimi në vend.

Në një konferencë për shtyp, përfaqësuesi i PBDNJ-së, Ligoraq Karamelo bëri thirrje se nëse nuk merren masat e duhura procesi i numërimit do të jetë me pasoja.

“PBDNJ konstaton se në zonat e minoritetit proçesi ka qenë i qetë. Konstatojmë pjesëmarrje të ulët në votim. Konstatojmë disa shkelje të rëndësishme me identitetin dhe profilin e PBDNJ në Himarë. Votojnë më shumë se një herë me kartat e votimit. Shprehim mungesën e përfaqësuesve tonë në komisionet qendrore”, theksoi Karamelo.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›