LSI: Të përkushtuar për të garantuar votën e çdo qytetari
TIRANE - Lëvizja Socialiste për Integrim siguron qytetarët se do të jetë garante e votës së tyre, gjatë gjithë procesit të votimit dhe numërimit të votave. Në emër të LSI-së, Erisa Xhixho u bëri thirrje qytetarëve që nuk kanë votuar ende, që tu drejtohen qendrave të votimit, siç tha ajo, “për tu bërë pjesë e fitores plebishitare të opozitës”.
“Pavarësisht rastit tragjik të humbjes së jetës së një qytetari të pafajshëm në Laç, ne jemi besimplotë se qytetarët e Laçit dhe gjithë Shqipërisë janë të vendosur për të votuar. Sot secili prej tyre mund të bëjë ndryshimin që presim. Duke denoncuar çdo incident që cënon standardet e zgjedhjeve ne ftojmë dhe inkurajojmë akoma më shumë shqiptarët, që të shkojnë të votojnë të lirë dhe të shprehin vullnetin e tyre. LSI do të jetë e përkushtuar për të garantuar votën e çdo qytetari shqiptar”,- deklaroi Xhixho.
(er.nu/BalkanWeb)