PS thirrje shqiptarëve, veçanërisht laçianëve: Mos kini frikë, dilni votoni
TIRANE- Partia Socialiste, pak orë para mbylljes së qendrave e të votimit në mbarë vendin u ka bërë thirrje shqiptarëve veçanërisht laçianëve, të dalin masivisht në votime, për të vendosur për fatin e tyre dhe të një gjenerate të tërë.
Përfaqësuesi i PS-së, Florion Seriani bëri thirrje që askush të mos frikësohet, por të votojë për veten dhe familjen.
"Edhe 3 orë për të kryer detyrën më të lartë qytetare votimin! edhe 3 orë për të vepruar me votë në emër të popullit sovran! Edhe 3 orë për të shkuar në qendrën e votimit pa asnjë shqetësim dhe për të votuar për drejtimin e vendit! Edhe 3 orë për të mos humbur mundësinë e madhe që demokracia i jep njeriut për të vendosur për fatin e vendit! Edhe 3 orë për të ngritur telefonin nëse ke votuar vetë dhe për të nxitur të afërmit, të njohurit, fqinjët, kushërinjtë, të bëjnë të njëjtën gjë, të votojnë! Vota është respekt për ata që luftuan për lirinë e saj. Vota është respekt për fëmijët që nuk votojnë dot. Vota është respekt për veten dhe vendin. Shkoni votoni dhe bëni gjithçka që të mos mbetet njeri pa votuar! Edhe 3 orë që sot vendosin jo për 4 vjet po për një gjeneratë! Shfrytëzojini këto orë për të votuar edhe për të mirën e fëmijëve, motrave e vëllezërve që s’kanë mundur të kthehen nga emigracioni. Mos harroni se ka plot prej tyre që kanë ardhur dhe kur ata kanë ardhur nga larg për të votuar, si të mos votoni ju që jeni pak qindra metra nga kutia e votimit! Shkoni votoni të qetë, të lirë, të duruar dhe ndjehuni krenarë që kontribuat me votë për të ardhmen e Shqipërisë", tha Florion Seriani.
“Dhe një mesazh i veçantë për Laçin e Kurbinin: Qytetarë të Laçit e të Kurbinit, votoni, votoni, votoni. Viktima e pafajshme e mëngjesit tragjik kishte ardhur nga Greqia për të votuar. Votoni edhe për të. Votoni edhe në nderim të tij. Votoni pa frikë, sepse askush nuk ju prek as ju dhe as votën tuaj. Dilni masivisht nga shtëpitë dhe veproni me votë. Votoni! Votoni! Votoni!”, theksoi Seriani.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PS thirrje shqiptarëve, veçanërisht laçianëve: Mos kini frikë, dilni votoni