E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnistia fiskale, në fuqi një ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit

Amnistia fiskale për bizneset dhe indi vidët hyn zyrtarisht në fuqi vetëm një ditë para zgjedhjeve. Më 30 qershor Kuvendi miratoi shtyrjen e ligjit “Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor”, deri më 31 dhjetor të këtij viti. Ndryshimi në ligj është publikuar në Fletoren Zyrtare më datë 7 maj, ndërkohë që aplikimi i tij nis 15 ditë pas botimit. “Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare”, Përcakton Këshilli i Ministrave në fletoren e datës 7 maj.
Amnistia
Kuvendi miratoi gjatë seancës së jashtëzakonshme të 30 qershorit shtrirjen e efektit të amnistisë fiskale deri në fund të këtij viti. Ndërkohë që propozimi i të djathtëve për amnisti të plotë ku përfshiheshin përveç faljes së gjobave, edhe legalizimi i aseteve e kapitaleve, nuk gjeti konsensusin e opozitës. Ashtu si në prillin e vitit 2011, kur u paraqit për herë të parë ligji për falje të gjerë fiskale, opozita kundërshtoi ta votonte, me argumentin se është një ligj elektoral. Amnistia fiskale hyri në fuqi në muajin maji të vitit 2011, e parashikuar fillimisht të përfundonte në fund të po atij viti. Duke parë rezultatet e dobëta të arritura gjatë vitit 2011, qeveria vendosi ta shtynte edhe për tre muaj të tjerë shtrirjen e saj, deri në mars të vitit 2012.
(Shkrimi i plote sot ne Gazeta Shqiptare) 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›