E Diel, 1 Nëntor 2026

PBDNJ: Për ne nuk ka më KQZ, si njohim vendimet e saj. Skomentoj deklaratat e Spahiut

duleKryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, doli në një konferencë për shtyp, për të deklaruar se partia e tyre ka si synim integrimin e vendit në BE, ashtu siç është quajtur aleanca opozitare.

Dule komentoi edhe vendimin e djeshëm të KQZ-së, që i hoqi kësaj partie anëtarët në komisionet e nivelit të dytë, duke ia kaluar LSI-së. Dule tha se ata nuk e njohin këtë KQZ.

Për PBDNJ nuk ka më KQZ. Gjejmë rastin të përshëndesim deklaratën e ambasadorit amerikan, Arvizu, që kjo KQZ është një farsë. Çdo veprim i këtij komisioni është i pavlefshëm dhe nuk meriton ndonjë koment.

Dialogu për riformatimin e KQZ është një element, pa të cilin nuk mund të shpresohet se do ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, tha Dule.

I pyetur për deklaratat e kreut të AK, Kreshnik Spahiu, se ata nuk kanë hyrë në koalicion me opozitën për shkak të PBDNJ, Dule tha: Situata dhe fenomene të tilla nuk meritojnë komente./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›