Shefi i delegacionit të KE-së Lohan takon kryesocialistin Rama

Për të dytën herë brenda kësaj jave , shefi i delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë Helmut Lohan ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Socialiste , Edi Rama.
Rreth mesditës ambasadori Lohan është parë në selinë e Partisë Socialiste ku ka zhvilluar një takim me kryesocialistin Rama. Nuk dihet se për çfarë kanë biseduar lideri i opozitës dhe diplomati europian, por nuk përjashtohet që pjesë e bisedës të ketë qenë bojkoti i deputetëve socialistë ndaj parlamentit.
Amabasadori Lohan ka zhvilluar një takim tjetër me liderin socialist Rama ditën e hënë ndërkohë që ka takuar edhe liderin e maxhorances Sali Berisha. Vetë shefi i delegacionit të Komisionit Europian ka mohuar të jetë negociator mes dy palëve për zgjidhjen e krizës politike, por takimet e shpeshta tregojnë se faktori ndërkombëtar është i interesuar për gjetjen e një kompromisi mes maxhorancës dhe opozitës.