E Shtunë, 31 Tetor 2026

PBDNJ e vërtetë e ka vendin në koalicionin qeverisës

Deklaron Thoma Miço

TIRANE – Nënkryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut Thoma Miço është shprehur dje me një deklaratë se, “veprimet e gabuara dhe mungesa e alternativave të kryetarit të PBDNJ-së Vangjel Dule po i vuan minoriteti grek, duke i njollosur dhe tjetërsuar moralin e tij, vlera të fituara me shumë mund dhe djersë gjatë 18 viteve”.
Gjithashtu Miço thekson në këtë deklarate se “është në të mirën e partisë dhe të elektoratit të saj, që Dule të largohet nga posti që mban, për t’i hapur rrugë zhvillime statusore, me qëllim që PBDNJ të rikthehet në rrugën e misionit të saj historik, në vend që ai të shtrijë dorën për pak pushtet të pamerituar”. Më tej ai shtoi se “PBDNJ e vërtetë e ka vendin në koalicionin qeverisës, por jo me sharlatanë që i shkaktuan partisë dhe anëtarësisë së saj dëmin elektoral më të madh të gjitha viteve, duke theksuar se, insistimi i tij për të qëndruar në krye të partisë, do të rezultojë njëlloj fatal edhe në zgjedhjet e ardhshme të pushtetit lokal, ashtu siç rezultoi në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit”, përfundoi deklaratën e tij nënkryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut Thoma Miço.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›