E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italianët: Gjeni vrasësit e mikut tonë, Habazaj

Miq dhe kolege italiane te Genc Habazajt, biznesmenit qe u gjet i vrare dy dite me pare ne Fier kerkojne nga shteti shqiptare zbardhjen e ngjarjes. Nderkohe mediat italiane kanë shkruar për vrasjen e mistershme të biznesmenit 

AQUILA-Gjashtë italianë, të cilët punonin në të njëjtën firmë me biznesmenin shqiptar, Genci Habazaj kanë udhëtuar nga vendi fqinj për t’i dhënë lamtumirën e fundit mikut të tyre. “Genci ishte njeri i mirë, i shoqërueshëm dhe korrekt në punë. Për çdo ditë punonim bashkë për ndërtimin e zonës së rrënuar nga tërmeti. Gencin nuk e cenoi askush në Itali, që ishte i huaj, por e vrasin shqiptarët në Shqipëri”, - tha Maurizzio di Marko, bashkëpronar me viktimën në firmën e ndërtimit. Ndërsa, Elsa di Luigji, me lot dhe tepër e indinjuar u shpreh se, “shteti shqiptar duhet të gjejë ata që vranë mikun tonë”. Ndërkohë, edhe mediat italiane kanë shkruar për vrasjen e mistershme të biznesmenit Habazaj. Gazeta “La Cronaca” shkruan se, policia e Vlorës po kryen hetime  mbi vrasjen e pronarit të Firmës “HG costruzioni”, me qendër në Coppito.
Genc Habayaj u shpall i yhdukur nje jave me pare, dhe familjaret te shqetesuar denoncuan yhdukjen ne TVNews24 dhe policine e Vlores. Por 39 vjecari u gjet dz dite me pare i djegur dhe masakruar ne Darzeze te Fierit, nderkohe qe policia dyshon se krimi ka ndodhur realisht ne Vlore.
Vrasësit e biznesmenit Genci Habazaj kanë tentuar ta groposin kufomën e tij në zonën e Darzezës, në një vend të humbur mes kallamishteve. Sipas hetuesve të çështjes, autorët e krimit kanë dështuar në tentativën e tyre, pasi kanë hasur vështirësi në gërmimin e tokës së ngopur me kripë. Sipas eksperteve te policise, kriminelët kanë gabuar. I kanë vënë zjarrin trupit të pajetë të 39-vjeçarit dhe nuk kanë pritur deri në fund. Sipas ekspertëve të çështjes, vrasësit kanë menduar se furia e flakëve do linte pas vetëm një grusht hi, ndaj dhe kanë shpejtuar të largohen. Por, ja që në atë vendin e humbur u gjet trupi gjysmë i dekompozuar dhe flokët e viktimës.


(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›