Varfëria, kryefamiljari vdes me mbidozë ilaçesh
Nje 57 vjecar u gjet i pajetë në dhomën e gjumit, në banesën e tij. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korçës bënë me dije se viktima i ka dhënë fund jetës duke konsumuar mbidozë ilaçesh
KORÇE – Varfëria ekstreme ka çuar drejt vdekjes një 57-vjeçar nga fshati Belorta i Korçës. Gani Spaho u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm (rreth orës 05:30) në dhomën e gjumit, në banesën e tij. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korçës bënë me dije se viktima i ka dhënë fund jetës së tij duke konsumuar mbidozë ilaçesh. Pas sinjalizimit për ngjarjen, uniformat blu kanë shkuar në banesën e familjes Spaho dhe kanë nisur kryerjen e veprimeve hetimore. Sipas hetuesve të çështjes, kryefamiljari Gani Spaho jetonte me njërin nga djemtë (tjetrin e kishte emigrant në Greqi) në kushte shumë të vështira ekonomike. Mësohet se 57-vjeçari ishte i papunë dhe ishte zhytur në borxhe tek bashkëfshatarët e tij. Një natë para se të vetëflijohej, Spaho kishte shkuar në dyqanin e fshatit, ku kishte marrë ushqime me listë. Më pas ai ishte mbyllur në dhomën e gjumit, ku dhe u gjet i vdekur. Para disa kohësh viktima kishte humbur në një aksident automobilistik bashkëshorten e tij. Varfëria dhe dhimbja për të shoqen kanë bërë që kryefamiljari të përfshihet nga një depresion i thellë mendor.
(d.b/BalkanWeb)