E Diel, 1 Nëntor 2026

Amnistia fiskale, zv/ministri i Financave: Përfituan qytetarët

16-03-2012 / Gazeta 55

Administrata tatimore dhe ajo doganore do të mbledhin me forcë të gjitha borxhet që subjektet kanë ndaj tyre, duke filluar që nga 1 prilli 2012. Zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj bëri thirrje bizneseve të përfitojnë akoma nga amnistia fiskale, e cila është në fuqi deri në fund të muajit mars. Rushaj kujtoi se amnistia u miratua vitin që shkoi së bashku me një ligj të përforcuar për mbledhjen e detyrimeve të prapambetura të bizneseve. Zëvendësministri Rushaj bëri bilancin e përfitimeve nga amnistia fiskale, duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek suksesi i saj, për sa i përket rivlerësimit të banesave. Por sipas tij, pritshmërinë ishin më të larta për sa i përket legalizimit të parave CASH. Numri dy i financave rikujtoi edhe njëherë se bizneset ishin ata që u treguan më pak të interesuar ndaj amnistisë fiskale, në krahasim me qytetarët.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›