PBKD: Greqia politizon aksidente rastësore
17/08/2010 Ngjarja e Himarës
Partia e Ballit Kombëtar Demokrat ka vlerësuar dje se aksidenti rrugor pranë Himarës nuk kishte asnjë arsye pse t’i kushtohej një vëmendje më e madhe se aksidentet e tjera, dhe me më tepër viktima në shumë raste, që kanë ndodhur gjatë kësaj vere në rrugët e Shqipërisë. Kryetari i PBKD-së, Artur Roshi, theksoi se nëse palët e përfshira në aksident kanë qenë të etnive të ndryshme, megjithëse nga informacionet që kemi ata ishin të dy shqiptarë, nuk duhet të politizojmë një ngjarje të dhimbshme. “Greqia, e cila po kalon një krizë të rëndë ekonomike, duke politizuar aksidente rastësore në bregdetin shqiptar nuk mendojmë se ka gjetur mënyrën e duhur për të konkurruar në fushën e turizmit përgjatë detit Jon. Drejtuesit lokalë të komunave dhe bashkive në bregdet kanë përgjegjësi për zhvillimin normal të sezonit turizmit, sepse ai është një çështje kombëtare, pavarësisht se ushtrohet vetëm në zona të caktuara të vendit. Drejtuesit lokalë që hapin panik, me qëllim të dëmtojnë turizmin, duhet të trajtohen si cenues të interesave kombëtare”, - tha ai. Roshi nënvizon se historia e Ballkanit nuk ka asnjë rast që shqiptarët të kenë bërë veprime politike ose ushtarake të nxitura nga përkatësia etnike, ndërkohë që ajo është e mbushur me raste spastrimi etnik kundër shqiptarëve.