Rritet fluksi i hyrjes së emigrantëve në Kakavijë
17/08/2010 Gjatë 12 orëve të fundit hynë 6000 shqiptarë dhe 400 të huaj
GJIROKASTËR - Pika Kufitare e Kakavijës ka regjistruar nga dita në ditë një rritje të numrit të emigrantëve të kthyer në atdhe për pushimet e verës. Burime zyrtare nga Drejtoria rajonale e Kufirit dhe Migracionit për qarkun e Gjirokastrës, pohuan dje për gazetën “Metropol”, se "Gjatë 12 orëve të fundit kanë hyrë në territorin shqiptar rreth 6000 emigrantë, 400 shtetas të huaj, 1510 mjete, dhe kanë dalë 2860 shtetas shqiptarë, 144 shtetas të huaj dhe 865 mjete".
Po sipas burimeve, rritja e emigrantëve shqiptarë që dëshirojnë të kalojnë pushimet pranë të afërmeve të familjes pritet të rritet gjatë ditës së sotme. Në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës në kufirin Shqipëri-Greqi, funksionojnë me kohë të plotë dy pika vendkalime kufitare, ajo e Kakavijës, që ndodhet rreth 30 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në drejtim të jugut dhe "Tre Urat", që ndodhet rreth 22 kilometra larg qytetit të Përmetit, në drejtim të perëndimit. Ndërsa pika kufitare e Sopikut, që ndodhet rreth 50 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës në komunën e Pogonit, funksionon vetëm për këmbësorët.