E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD 35 milione leke ndihme per te permbyturit

Permbytjet deputetet e PD-se 500 mije leke nga paga. Kryeministri Berisha dhuroi rrogen e tij mujore

Deputetet e PD-se kontribuojne me 35 milione leke ndihme per banoret e demtuar nga permbytjet ne qarkun e Shkodres. Grupi parlamentar i Partise Demokratike do te kontribuoje edhe financiarisht per te ndihmuar banoret e prekur nga permbytjet e jashtezakonshme ne zonen e Shkodres. Cdo deputet demokrat do te derdhe 500 mije leke nga paga e tij ne fondin e ndihmave per zonat e permbytura. Vendimi u mor dje ne nje mbledhje te kryesise se grupit per shkak se shumica e ministrave dhe deputeteve jane shperndare ne zonen e Shkodres dhe te rrethinave te saj ku po ndjekin nga afer operacionet e ndihmes dhe shpetimit.

Kjo eshte hera e dyte qe grupi parlamentar i Partise Demokratike ndermerr nje nisme te tille. Edhe ne permbytjet e janarit te ketij viti deputetet e mazhorances dhane nje pjese te pages se tyre si ndihme per banoret e prekur nga fatkeqesia. Nderkohe deputetet dhe drejtues te tjere te Partise Demokratike jane vene ne krye te nje fushate sensibilizuese per mbledhjen e ndihmave te solidaritetit per Shkodren edhe ne rrethe dhe qytete te tjera te vendit. Para disa ditesh vete Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se ofroi rrogen e tij mujore per banoret e Shkodres. Falenderoj te gjithe ata biznesmene dhe ata qytetare qe kane ofruar me bujari ndihmat per zonat e permbytura dhe ky solidaritet eshte jashtezakonisht i rendesishem dhe dua te deklaroj ketu se ndihem i prekur nga ky solidaritet dhe do te vendos nje rroge timen ne fondin e ketyre qytetareve. U bej thirrje qytetareve shqiptare te kontribuojne ne menyrat qe kane mundesi per te lehtesuar gjithnje e me shume dhimbjen dhe tronditjen e madhe qe ka krijuar kjo permbytje qytetareve te ketyre zonave - tha z. Berisha. Nga ana tjeter Kryeministri urdheroi te gjithe deputetet demokrate qe te shkojne ne zonat e permbytura per tu qendruar afer banoreve te prekur nga kjo katastrofe natyre. Nisur nga kjo deputetet e PD-se kane ndermarre nje fushate sensibilizimi per te kontribuar edhe financiarisht ne ndihme te shkodraneve.

Buxheti per Shkodren Topalli Rama pengoi te vetet qe ta votonin

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ishte perseri dje ne qytetin e Shkodres ku vizitoi lagje e komuna te cilat vijojne te jene te permbytura. Kryetarja e Kuvendit tha se po punohet intensivisht ne menyre kapilare qe ndihmat te shkojne te cdo banor dhe familje ne nevoje. Topalli theksoi nderkohe kritikat ndaj opozites duke i quajtur si tallje propozimet e saj per te ndryshuar buxhetin. Keqardhje e thelle qe z. Rama nuk i la deputetet te votojne per Shkodren. Cdo gje tjeter eshte thjesht qe te shfrytezojne nje fatkeqesi per interes politik privat por kjo tashme lexohet nga te gjithe. Nuk dua ta zgjas me shume sepse nuk mendoj dhe nuk ia vlen te humbasesh kohe me te kur ka dhimbje trishtim ne shume familje kur ka fatkeqesi natyrore te ketyre permasave shume te renda. Ajo konfirmoi se ditet ne vijim do te jene nisja e nje aksioni te madh pune per zbatimin e projekteve te by-passit te Shkodres ndersa theksoi angazhimin e qeverise. Natyrisht kesaj radhe shteti ka qene edhe me i angazhuar. Te gjithe ju jeni deshmitare te nje gatishmerie te nje solidariteti dhe te futjes ne pune te nje makinerie te jashtezakonshme qe punon dhe kerkon te shkoje ne menyre kapilare per te ndihmuar cdo qytetar. Edhe nese ka raste qe ndonje qytetar apo ndonje familje nuk eshte ndihmuar po behen planet operacionet te vecanta per ta gjetur secilin prej tyre per ta mbeshtetur - tha ajo.

Harasani dhuron tri rroga Topalli e falenderon

Deputeti i Partise Socialiste Andis Harasani dhuron tri rroga per banoret e permbytur ne qytetin e Shkodres. Ky fakt eshte pohuar nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila e ka falenderuar ate ne menyre te vecante. Une dua te falenderoj deputetet jo vetem te Shkodres te cilet jane ketu nate dhe dite sepse u takon dhe bejne te tyren per te ndihmuar per te mbeshtetur por une falenderoj dhe deputetet qe vine nga rrethe te tjera.

Falenderoj deputetet te cilet kane vene nje pjese te rroges se tyre. Natyrisht nuk mund te mos permend deputetin Andis Harasani i cili ka vendosur tri rroga ashtu sikurse edhe te gjithe deputetet demokrate qe kane vene pjese te rendesishme te rroges se tyre - tha ajo. Nje falenderim i Kryetares se Kuvendit shkoi dhe per biznesin qytetaret e thjeshte por dhe ndihmat nga Kosova e vende te tjera.

Permbytjet ne Shkoder shtyhet seanca e Kuvendit

Kuvendi shtyn punimet per shkak te situates se permbytjeve ne Shkoder e cila edhe pse po permiresohet mbetet perseri nje problem per banoret e ketyre zonave. Njoftohen te gjithe deputetet se seanca plenare e dites se enjte dt 9.12.2010 nuk do te zhvillohet per shkak te impenjimit te deputeteve ne zonat e permbytura ne funksion te perballimit sa me te mire te situates se fatkeqesise natyrore ne qarkun e Shkodres - thuhet ne njoftimin e djeshem te Kuvendit. Deputetet e Kuvendit jane shperndare ne zonat problematike per te dhene ndihmen e tyre ne mbeshtetje te banoreve te zonave te permbytura. Pjesa me e madhe e tyre jane perqendruar ne Shkoder por dhe ne zona te tjera problematike si ne Lezhe Librazhd etj. Diten e hene jane pezulluar edhe mbledhjet e komisioneve pikerisht per kete arsye. Nderkohe qe sipas kalendarit trejavor ne seancen e sotme ishte parashikuar te miratohej projektligji Per ratifikimin e protokollit ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Turqise per njesine shqiptare qe operon nen komanden e forces turke ne Afganistan brenda fushes se veprimit te operacioneve te forces nderkombetare te ndihmes per sigurine ISAF Per nje shtese ne ligjin nr. 8530 date 23.9.1999 Per sherbimin postar ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar Per disa ndryshime ne ligjin nr. 9072 date 22.5.2003 Per sektorin e energjise elektrike te ndryshuar akti normativ nr. 5 date 10.11.2010 Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 10.142 date 15.5.2009 Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te punonjesve te Policise se Shtetit te Gardes se Republikes te Sherbimit Informativ te Shtetit te Policise se Burgjeve te Policise se Mbrojtjes nga Zjarri dhe te Shpetimit e te punonjesve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Republiken e Shqiperise projektligji Per disa ndryshime ne ligjin nr. 7928 date 27.4.1995 Per tatimin mbi vleren e shtuar te ndryshuar Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8438 date 28.12.1998 Per tatimin mbi te ardhurat te ndryshuar Per nje ndryshim ne ligjin nr. 8976 date 12.12.2002 Per akcizat ne Republiken e Shqiperise te ndryshuar si dhe projektligji Per disa ndryshime ne ligjin nr. 9981 date 8.9.2008 Per miratimin e niveleve te tarifes doganore te ndryshuar.

PS injoroi ndihmat e qeverise dje dergoi vete

Gezim Saliu

Kur situata e permbytjeve megjithese mund te flitet per permiresime eshte ende nje rrezik per vendin dhe sidomos per qarkun e Shkodres Partia Socialiste diten e djeshme dha kontributin e saj te pare faktik. Kjo pasi selia roze ofroindihma reale per banoret e permbytur ne Shkoder kuderi me pare ndihmate saj kryesore ishin vetem akuzat ndaj mazhorances dhe Kryeministrit Berisha te cilat kane qene ne qender te diskutimeve te kesaj force dhe sidomos te kryesocialistit Edi Rama. Por perpos kesaj duhet nenvizuar edhe fakti se shume nga deputetet e opozites i kane cilesuar ndihmat e derguara keto dite nga qeveria drejt Shkodres si aspak bindese per detyrimet e ekzekutivit dhe ne fakt diten e djeshme ka qene vete Partia Socialiste qe i dergoi ato. Ne disa raste dhe per disa deputete te opozites keto ndihma jane trajtuar nga ta me humor dhe si mjete fyerjeje ndaj mazhorances kur ne fakt ato perbenin nje kusht kryesor te jeteses se banoreve. Ndihmat e ardhura nga Partia Socialiste te cilat jane nisur me kamione nga Tirana drejt Shkodres kryesisht perfshinin uje vaj oriz makarona dhe jorgane. Edhe pas kesaj vepre realisht humane dhe solidare nga ana e Partise Socialiste kur ne fakt ndihmat e derguara nga mazhoranca duke perfshire edhe rrogat mujore te deputeteve te PD-se nuk quheshin te tilla nga opozita perseri kreu i selise roze nuk hoqi dore nga politika e tij dhe vazhdoi me sulmet e tij ndaj Kryeministrit. Ne fjalen e tij Rama kerkoi largimin e Kryeministrit dhe te qeverise se tij por nga ana tjeter beri thirrje perseri per rishikimin e buxhetit te vitit 2011. Ta adresosh problemin teresisht do te thote te konsiderosh propozimin me te fundit te PS-se per nje ndryshim radikal ne buxhetin e viti 2011 duke rialokuar te gjitha fondet e investimeve te reja ne infrastrukture ne drejtim te frontit te luftes kunder permbytjeve dhe kenetezimit te Shqiperise. Po ashtu do te thote te ndryshosh te gjithe procesin dhe proceduren e administrimit te liqeneve te kaskadave te hidrocentraleve ku nje politike teresisht e papergjegjshme sjell mbushjen e tyre me uje jashte cdo norme dhe jashte cdo kriteri te arsyesh. Ne keto kushte une jam i bindur se me shume se kurre eshte aktuale nevoja per largimin e Sali Berishes nevoja per largimin e kesaj qeverie barbare dhe te babeziturish nevoja per nje transformim rrenjesor te qeverisjes per nje model te ri zhvillimi per nje model te ri pergjegjesish ne raport me qytetaret - tha Rama. Gjithashtu kreu i selise roze u beri thirrje te gjithe strukturave dhe te zgjedhurve vendore socialiste per angazhim pasi per shume kohe thirrjet e tij kane qene vetem akuza dhe fajesime ndaj mazhorances dhe Kryeministrit per situaten aktuale te permbytjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›