PD, 39 antarët e rinj të Këshillit Kombëtar
Drejtuesit lokalë, lista arrin në 140 anëtarë
Anëtar i KK-së edhe ish-kryetari Eduard Selami
Janë fituesit e garës së disa muajve më parë për drejtues të rinj lokalë të PD-së, kurse tani hyjnë pa të drejtë votimi në listën e re të Këshillit Kombëtar. Listës së 100 anëtarëve të këtij këshilli i shtohen edhe 40 emra të tjerë të kooptuar. Statuti i partisë në pushtet u jep të drejtë 39 kryetarëve lokalë të PD-së, që të hyjnë direkt në forumin më të lartë të kësaj partie pa të drejtë votimi. Këtë të drejtë e përfitojnë edhe ish-kryetarët e PD-së, ish-kryeministrat dhe ish-presidentët e dalë nga kjo parti. Por ndër ish-titullarët e mëparshëm të demokratëve ndër vite, në listë hyn vetëm ish-kryetari Eduard Selami, pasi pasardhësi i tij, Tritan Shehu, preferoi garën e drejtpërdrejtë, nga e cila doli fitues më 14 dhjetor. Ka humbur të drejtën e përfshirjes në listën e re ish-Kryeministri i qeverisjes së parë demokratike, Aleksandër Meksi, për shkak të ndërprerjes së këtij mandati nga statuti i PD-së, i cili përjashton nga lista ata individë që bëhen anëtarë të një subjekti tjetër politik. Z. Meksi në zgjedhjet e 28 qershorit militoi në radhët e “Polit të Lirisë”, duke shënuar kështu përfundimisht edhe shkëputjen më PD-në, me të cilën e lidhte të qenit anëtar i Këshillit të vjetër Kombëtar. Në këtë mënyrë, përfituesit e padiskutueshëm të listës prej 140 emrash janë pikërisht të gjithë drejtuesit lokalë të PD-së. Asnjëri prej tyre nuk mori pjesë në garën e 14 dhjetorit, ditë kur zhvilloi punimet Kuvendi i 9-të i demokratëve. Ashtu si në listën prej 100 anëtarëve, ku pjesa më e madhe e anëtarësisë së saj janë emra të rinj, ekspertë të mirëfilltë në fusha të ndryshme, por edhe politikanë me përvojë të PD-së apo figurat e saj qendrore që vazhdojnë të jenë të pakonkurrueshme në këtë parti. Edhe faza e dytë e ripërtëritjes së PD-së u shoqërua me prurje të reja në këtë parti, ku 1.260 delegatët e Kuvendit të PD-së i votuan ata me votë për hyrjen në Këshillin Kombëtar. KK-ja është një ndër organet qendrore të PD-së. Ky forum qendror përbëhet nga kryetari dhe zëvendësi(t) e tij, sekretari i përgjithshëm dhe sekretarët funksionalë të partisë, kryetari i Bordit Financiar (trezorieri) i Partisë, ish-presidentët e Republikës, ish-kryeministrat dhe ish-kryetarët e PD-së, kryetarët e këshillave të qarqeve dhe kryetarët e bashkive të kategorisë së parë, kryetarët e degëve me dy ose më shumë nëndegë, kryetarët e organizatave partnere, anëtarë të zgjedhur sipas nenit 39 të statutit, sipas një përfaqësimi territorial të vendosur nga kryesia qendrore. Numri minimal i anëtarëve të zgjedhur sipas germës “h” është 100 (një qind) persona, por në çdo rast nuk duhet të jetë më i vogël se shuma totale e dalë sipas germave të tjera. Kurse numri i zonjave fituese nuk mund të jetë më pak se 25%.
Kryetarët e degëve që hyjnë në Këshill
1.Arenc Berati, Berat
2.Roland Keta, Bulqizë
3.Dhurim Alimani, Delvinë
4.Gëzim Demçolli, Devoll
5.Naim Gazidede, Dibër
6.Igli Cara, Durrës
7.Luciano Boçi, Elbasan
8.Ferdinand Murati, Fier
9.Gramoz Guri, Gramsh
10.Altin Çomo, Gjirokastër
11.Elez Maci, Has-Krumë
12.Hysen Arkaxhiu, Kavajë
13.Viktor Duro, Kolonjë
14.Gjergj Papa, Korçë
15.Luan Emiri, Krujë
16.Saban Stafuka, Fushë-Krujë
17.Ibsen Elezi, Kukës
18.Fadil Mara, Kuçovë
19.Gjergj Oroshi, Kurbin
20.Zef Gjoka, Lezhë
21.Aranit Leka, Librazhd
22.Florjan Danaj, Lushnje
23.Agron Kapllanaj, Mallakastër
24.Bedri Hoxha, Mat
25.Fredi Sterkaj, Malësi e Madhe
26.Xhovalin Prenga, Mirditë
27.Miti Tapia, Patos
28.Mustafa Pushja, Peqin
29.Agron Kasaj, Përmet
30.Dedë Përshpali, Pukë
31.Niko Duda, Pogradec
32.Ylli Piro, Sarandë
33.Hajredin Bakiasi, Skrapar
34.Astrit Bushati, Shkodër
35.Dardan Domi, Shijak
36.Bujar Kapllani, Tepelenë
37.Aldo Bumçi, Tiranë
38.Besnik Dushaj, Tropojë
39.Ardian Kollozi, Vlorë
box
Si u zgjodhën kryetarët e degëve
Kryetari
Neni 27
Kryetari i degës zgjidhet nga mbledhja e përbashkët e kryesive të nëndegëve mes kandidaturave të propozuara nga Kryesia e PDSH-së. Kandidaturat e dala për kryetar të degës i nënshtrohen një diskutimi dhe vlerësimi nga kryesia qendrore e partisë, e cila formulon përfundimisht propozimet për kandidaturat.
Kryetari i degës përfaqëson anëtarësinë e partisë në territorin përkatës. Ai thërret dhe drejton mbledhjet e kryesisë, fikson rendin e ditës në bashkëpunim me sekretarin përkatës. Ai organizon funksionimin normal të kryesisë dhe përgjigjet për zbatimin e vendimeve dhe orientimeve të saj. Ai përgjigjet për mbarëvajtjen e funksionimit të partisë dhe shprehjen lirë të çdo anëtari të kryesisë. Kryetari i degës është anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë.
box
Kush bëhet anëtarë i KK-së
Neni 40
1-Këshilli Kombëtar, në përputhje me programin, statutin dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar, drejton veprimtarinë e Partisë në periudhën midis dy Kuvendeve.
2.-Këshilli Kombëtar përbëhet nga:
a.-Kryetari dhe zëvendësi(t) e tij;
b.-Sekretari i përgjithshëm dhe sekretarët funksionalë të partisë;
c.-Kryetari i Bordit Financiar (trezorieri) i partisë;
d.-Ish-presidentët e Republikës, ish-kryeministrat dhe ish kryetarët e PD-së;
e.- Kryetarët e këshillave të qarqeve dhe kryetarët e bashkive të kategorisë së parë;
f.- Kryetarët e degëve me dy ose më shumë nëndegë;
g.-Kryetarët e organizatave partnere;
h.- Anëtarë të zgjedhur sipas nenit 39 të statutit, sipas një përfaqësimi territorial të vendosur nga kryesia qendrore. Numri minimal i anëtarëve të zgjedhur sipas germës “h” është 100 (njëqind) persona, por në çdo rast nuk duhet të jetë më i vogël se shuma totale e dalë sipas germave të tjera. Numri i zonjave fituese të mos jetë më pak se 25%. Në rast se ky kriter nuk plotësohet në renditjen e dalë pas votimit, atëherë renditja e tyre veçohet nga ajo e përgjithshmja.
Anëtarët me të drejtë sipas germave d, e, g janë anëtarë të KK-së vetëm nëse janë anëtarë të PD-së.
3-Mandati i anëtarëve të Kuvendit Kombëtar sipas pikës 2/b,c,e,f,g të këtij neni përfundon me përfundimin e mandatit përkatës. Mandati i kategorive të tjera është katërvjeçar.
4- Këshilli Kombëtar mblidhet të paktën dy herë në vit dhe debaton sipas një rendi dite të vendosur nga kryesia e partisë. Anëtarët e qeverisë në funksion, anëtarë të PD-së, kanë të drejtë të marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit Kombëtar, por nuk kanë të drejtë vote.
Vendimet e Këshillit Kombëtar merren me shumicë të thjeshtë.