E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Akuzat Ramës shpifje. Të shkojë në Prokurori

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë në lidhje me akuzat e kreut të PS-së Edi Rama se kryeministri Berisha kërkuar të blejë vota të deputetëve për kandidaturën për president.
 

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD-së duke i ciësuar akuzat e Ramës si shashkën e rradhës së kryesocialistit i kërkoi këtij të fundit se nëse ka prova ti dorëzojë ato në Prokurori.
 

“Sot, Edi Rama, lëshoi shashkën e rradhës dhe akuzoi pa emra, për përpjekjen, që sipas tij Partia Demokratike ka bërë për të korruptuar deputetë të tij. Partia Demokratike, duke hedhur poshtë këto akuza vulgare, produkt i një fantazie të sëmurë, i kërkon zotit Rama, që çdo provë, fakt, apo të dhënë për cilindo, ta paraqesë në Prokurorinë e shtetit, si një detyrim madhor për luftën kundër korrupsionit politik, në të kundërt kjo akuzë mbetet një gënjeshtër e rradhës e bazuar në mashtrim. Dhe do te duhet qe shqiptaret te presin nesër deklaraten e rradhes ne te cilën z. Rama te shpalle se Berisha po tenton ta bleje atë ” përfundon deklarata e PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›