Spahia: Ambasadori holandez të shpallet non grata

Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia ka kërkuar që Ambasadori holandez Henk G.C. van den Dool të shpallet person i padëshiruar. Në një konferencë për shtyp, Spahia ka theksuar se ambasadori holandez në Tiranë duhet të largohet nga Shqipëria.
Sipas tij, Ambasadori i Holandës ka fyer deputetët dhe zyrtarët e lartë dhe sipas tij kjo gjë s`mund të tolerohet. "Ambasodri holandez nuk ka folur për çështje të rëndësishme, por vetëm për LGBT. Ai nuk duhet të dalë jashtë rolit dhe statusit të diplomatit dhe nuk duhet të fyejë deputetët e vendit ku shërben” ka theksuar Spahia.
Ai gjithashtu ka kërkuar nga Policia e Shtetit të mos japë leje për paradën e LGBT më 17 maj. Lejimi i paradës së LGBT cënon rëndë moralin e shoqërisë shqiptare” shtoi Spahia.
PLL e kosndieron homeseksualizmin një fenomen të dëmshëm për shoqërinë shqiptare dhe deklaron se do të vijojë të mbajë këtë qënrim, pavarësisht kostove që mund ti shkaktohen kësaj force politike.