E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Akuzat e PS-së për pronat,janë trillime të Ramës

Partia Demokratike ka reaguar ndaj akuzave të PS-së për grabitje të pronave nga qeveria, duke i cilësuar akuzat si trillime. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, zëdhënësi i PD-së, Gert Bogdani ka theksuar se "Edi Rama, nëpërmjet Erion Braçes, nxori në treg shpifjen dhe trillimin e ditës, për grabitje tokash në rrethe të ndryshme të vendit". Sipas tij, këto shpifje dhe trillime nuk janë të rastësishme, por janë të mirëkalkuluara, sepse verifikimi i titujve të pronësisë, do të nxjerrë në pah abuzimet e mëdha të qeveritarëve dhe pushtetarëve me tokat dhe pronat e qytetarëve. "Rama votoi kundër miratimit të ligjit të verifikimit të titujve të pronësise pikërisht se i trembet zbatimit pasi do zbulohen vjedhjet dhe abuzimet me qindra hektarë tokë të bëra prej tij", përfundoi Bogdani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›