Ligji i lustracionit, Berisha paralajmëron shkarkimin gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese
>Kryeministri lëshon kërcënimin e radhës ndaj gjykatësve me biografi dosjesh
Megjithëse socialistët kanë paralajmëruar se do të ankimojnë ligjin e lustracionit në Gjykatën Kushtetuese për ta rrëzuar atë, nuk ka qenë i të njëjtit mendim kreu i mazhorancës.
Kryeministri Berisha ka paralajmëruar qartë para gazetarëve se nuk ka ndërmend të tolerojë as Gjykatën Kushtetuese përsa i përket ligjit të lustracionit. Sipas kryeministrit Berisha nuk mund të gjykojnë këtë ligj persona të cilët kanë konflikt interesi, duke sqaruar se Gjykata Kushtetuese do të spastrohet përpara se të shkojë për gjykim ky ligj. Duhet të dini se konflikti i interesit nuk është invencion i kësaj qeverie dhe kësaj mazhorance. Konflikti i interesit është një nga gjërat më sensitive sot. Mund t`u jap shembuj të javëve të fundit, kur për një problem të tillë u dhanë dorëheqje të tëra. Ne nuk mund të imagjinojmë të paimagjinueshmen në këtë rast. Je në konflikt interesi, nuk mund të marrësh pjesë në vendimmarrje. Ky vend nuk ka pranuar dhe as nuk mund të pranojë vendimmarrje në konflikt interesi. Kush thotë që dikush paska të drejtë të vendosë për veten e tij? Ky është parim universal, nuk është parim i yni. Kjo është praktikë e njohur, ka thënë Berisha, duke paralajmëruar dhe sqaruar socialistët se gjykimi i kësaj çështje do të gjendet përpara shumë vështirësive dhe shkarkimeve të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese . I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit të vendit edhe ndaj deklaratës të bërë nga sekretari i Këshillit të Europës Terry Davis, duke arsyetuar se nuk ka ligj lustracioni pa kritika. Në konferencën e djeshme për shtyp kryeministri i vendit ka deklaruar se ligji i lustracionit pavarësisht kritikave ngelet një ligj i mirë. Zotit Terry Davis,- ka thënë zoti Berisha, - është një personalitet i nderuar dhe i respektuar në krye të një institucioni që unë e vlerësoj dhe e dua shumë, por, siç kam theksuar dhe e theksoj nuk ka ligj lustracioni pa kritika. Në vijim të përgjigjeve të pyetjeve të gazetarëve rreth çështjes së ligjit, kryeministri Berisha pranoi faktin se, këto ligje kanë një aspekt të kritikueshëm dhe aspekti i kritikueshëm i këtyre ligjeve është kufizimi i të drejtave të njeriu, por ky është një kufizim i përkohshëm, i sanksionuar si legjitim nga dokumentet e Këshillit të Europës. Zoti Berisha në përgjigje të pyetjeve ju referua praktikavevtë Runmanisë dhe Çekisë duke i marrë si shembull të aplikimit të dosjeve. Çtë drejtë ka më shumë Rumania që në vitin 2007, i dha Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit atribute dhe të prokurorisë? Çtë drejtë ka pasur parlamenti çek që në vitin 2002, zgjati efektin e këtij ligji? Apo çtë drejtë kanë pasur parlamentet e vendeve baltike? Ky proces ka nisur para dokumenteve të Këshillit të Europës, por ai është në përputhje të plotë me to, ka sqaruar Berisha duke dalë kundër idesë së hedhur nga sekretari Davis. Kryeministri Berisha në vijim të sqarimit të tij mediatik ka kërkuar nga mediat më ndershmëri nga mediat në rastin kur citojnë dokumentet. Nëse lexoni deklaratën e zotit Davis, në të thuhet se ligji nuk përcakton një afat, por ju si shqiptarë e dini se ky ligj ka një afat dhe ky afat është 5 vjeçar. Unë mund të pranoj se ka një kufizim të të drejtave, por nuk mund ta pranoj se nuk ka afat. Atëherë po të jetë me afat, nëse e lexojmë deklaratën siç është, i bie që ligji të jetë në rregull. Por, në rast se ka pasur një pakujdesi nga nëpunësi që ia ka dhënë, nuk e kuptoj maninë tuaj për ta besuar verbërisht këtë, kur ju e dini që ligji ynë ka një afat.Në deklaratë përmendet viti 1999, por ata që erdhën në pushtet me rebelimin komunist në Shqipëri e anuluan procesin. Kjo është e vërteta. Dhe tani nuk është asgjë tjetër veçse vazhdim i procesit të anuluar, tha kryeministri.
Sipas Berishës, Sekretari i Përgjithshëm Terry Davis ka të drejtë kur thotë se në ligj është vendosur edhe kandidat për në zgjedhje, por vetëm 3 për qind e shqiptarëve mund të pranonin që presidenti, kryeministri, ministri, deputeti të kishin qenë bashkëpunëtorë dhe vartësit e tyre. Ne nuk mund të themi se dikush nuk mund të punojë për mua se ka qenë bashkëpunëtor, por unë mund të punoj se më kanë votuar. Kush të dëshirojë ta provojë me referendum, por do të merrte 99 për qind të votave kundër të shqiptarëve. Ky është ndryshimi në ligj dhe unë e pranoj. Ligji çek nuk e ka këtë, por e kanë ligje të tjera. Është e vërtetë se këtu kemi të bëjmë me diçka të diskutueshme, sikundër është e vërtetë që populli ynë ka një moral dhe unë nuk gjej dot moralitet që deputetët mund të kenë qenë bashkëpunëtorë, ndërsa vartësit e tyre jo tha Berisha. Kryeministri Berisha nuk ka kursyer as socialistët për djallëzinë e tyre në propozimet për ligjin e lustracionit. Nëse sheh ligjin tonë dhe atë të përgatitur nga socialistët, ky i fundit në pamje të parë duket i pafajshëm, paçka se u hap dosjet të gjithë shqiptarëve, një praktikë kjo terrori. Ne nuk i hapim, sepse ti thuash një punonjësi të bashkisë se nuk mund të jetë këshilltar i kryetarit, sepse ka qenë bashkëpunëtor, ndërsa kryetari i bashkisë mund edhe të ketë qenë bashkëpunëtor, por kjo nuk prish punë, ky nuk është standard moral. Në rast se do të shkohej në referendum për këtë, jam i bindur se 98 për qind e shqiptarë nuk do ta pranonin diçka të tillë. Më vonë kur shqiptarët ta pranojnë, le ta gjykojnë si gabim, por tani për tani të jeni të bindur se nuk e pranojnë ka sqaruar ai. .
Sipas Berishës të gjitha ligjet e lustracionit kanë të bëjnë ata që janë në detyrë. Nuk di asnjë ligj dhe në fakt di jo pak për to, pasi kam qenë i detyruar të merrem edhe në vitin 95 dhe tani, ndonëse sot ka më shumë ligje të tillë se në atë kohë që të mos ketë të bëjë me ata që janë në detyrë, por në mënyrë të kufizuar dhe në një periudhë kohe 5 vjeçare, ka arsyetuar Berisha. Kryeministri Berisha garantoi se bëhet fjalë për një kufizim të përkohshëm duke ju përmbajtur të gjitha rregullave të shtetit ligjor. Integriteti i zyrtarëve ka rëndësi, madje është kryesor, për të gjitha vendet e lira. Në deklaratë përmendet viti 1999, por parlamenti çek, pas 10 vjetësh, në vitin 2002 ia ka zgjatur ligjit sërish afatin. Unë zotohem se afati nuk do të zgjatet, ne do ti përmbahemi vitit 2014 dhe zoti Rama do të ketë të drejtë ti bëjë të gjithë këta deputetë dhe të mos qahet më tutje, tha Berisha duke ironizuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Ndërkohë që pyetjes së gazetarëve për dorëheqjen e prokurorit Zamir Shtylla pas miratimit të ligjit për hapjen e dosjeve kryeministri Berisha u përgjigj Unë nuk ndërhyj në qëndrimet e askujt. Dorëheqjet janë akte individuale, vetjake që gjykohen nga gjithsecili dhe vendime që merrem mbi bazën e logjikës së atij që do të përballet. Natyrisht. ligji shqiptar është një ligj që nuk bën persekutime. Ligji parashikon që ata që japin dorëheqjen, me dosjen e tyre nuk merret njeri. Kjo është normale. E gjykoj këtë pozitive. Kur të vijnë zgjedhjet, ata që kanë probleme nuk do të kandidojnë, vetvetishëm nuk besoj të kandidojnë, kështu që procesi kalon në mënyrë shumë të civilizuar.
***********************************************
Bello: Ligji i dosjeve do ankimohet në Kushtetuese
Edhe dje socialistët kanë reaguar kundër ligjit të dosjeve duke deklaruar se ky ligj do të ankimohet në gjykatën Kushtetuese.duke ndjerë rrezikun e hyrjes në veprim të këtij ligji socialistët janë duke reaguar shumë ashpër kundër pasojave që sjell hyrja në fuqi e këtij ligji. Deputeti socialist Marko Bello ka deklaruar se "Partia Socialiste e quan antikushtetues këtë ligj dhe ne nuk bëhemi palë me një ligj që shkel hapur Kushtetutën e vendit. Ne këtë ligj do ta ankimojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të presimin vendimin e kësaj gjykate. Madje, s'do marrim pjesë në komisionin e verifikimit.
*****************************************
Xhufi: Ligji i dosjeve shkel demokracinë
Deputeti i LSI zoti Pëllumb Xhufi ka deklaruar se forca e tij politike është kundër ligjit të lustracionit. I pyetur nga gazetarët lidhur me ofertën e bërë nga Kryeministr