PD: Akuzat e Ramës, gënjeshtra të bazuara në mashtrim
TIRANE - Partia Demokratike i cilësoi gënjeshtra akuzat e kryesocialistit Edi Rama për tentativën e blerjes së votave të deputetëve socialistë për zgjedhjen e presidentit.
Në një deklaratë për mediat, PD nënvizoi se “Sot, Edi Rama, lëshoi shashkën e radhës dhe akuzoi pa emra, për përpjekjen, që sipas tij Partia Demokratike ka bërë për të korruptuar deputetë të tij.”
Partia Demokratike hedh poshtë çdo akuzë dhe i bën thirrje kryetarit të PS-së të dërgojë në prokurori çdo fakt apo provë që disponon.
“Duke hedhur poshtë këto akuza vulgare, produkt i një fantazie të sëmurë, i kërkon zotit Rama, që çdo provë, fakt, apo të dhënë për cilindo, ta paraqesë në Prokurorinë e shtetit, si një detyrim madhor për luftën kundër korrupsionit politik, në të kundërt kjo akuzë mbetet një gënjeshtër e radhës e bazuar në mashtrim. Dhe do të duhet që shqiptarët të presin nesër deklaratën e radhës në të cilën z. Rama të shpallë se Berisha po tenton ta blejë atë.” – theksohet në deklaratë.
(er.nu/BalkanWeb)