E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, Medvedev i paraqet Putinit propozimet për ministrat e kabinetit

MOSKË - Kryeministri rus, Dmitri Medvedev i paraqiti sot presidentit rus, Vladimir Putin një listë me kandidaturat që ai propozon për postet e ministrave të kabinetit të tij dhe portofolet respektive, megjithëse burimet mediatike që e bënë të ditur këtë theksonin se asnjë nuk ishte zyrtarizuar ende.

Lideri i Kremlinit ka deklaruar se që nesër do të fillonte konsultimet individuale me kandidatët para se këta të fundit të merrnin emërimin zyrtar, ndërkohë që kjo listë do të bëhet publike në fillimjavën e ardhshme, kur Medvedev të kthehej nga samiti i ''G 8''-ës, në SHBA, ku do të shkojë në vend të Putin.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›