E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti, gratë kryefamiljare, më efiçente se meshkujt

TIRANË- Prezantohet “Raporti Vjetor 2011 i Monitorimit të Strategjisë së Barazisë Gjinore dhe Reduktimit të Dhunës me Bazë Gjinore”, gjatë mbledhjes së gjashtë të Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore.

Gjatë takimit, Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarata, Spiro Ksera, theksoi se çështja e gruas është shumë e rëndësishme për vendin tonë.

“Çështjet e barazisë gjinore dhe respektimit të të drejtave të grave janë në qendër të politikave sociale të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe një nga prioritetet për vendet që kanë hyrë në procesin e integrimit europian”, tha Ministri i Punës.

Zv/ministrja e PÇSSHB, Filloreta Kodra, duke vlerësuar punën e bërë për realizimin e raportit, bëri të ditur se raporti erdhi si rezultat i një pune intensive 2-vjeçare, si dhe të një bashkëpunimi të shëndetshëm mes aktorëve të qeverisjes Qendrore dhe asaj Lokale.

Ndër gjetjet kryesore të raportit, sipas Kodrës, është fakti që "zonjat kryefamiljare, edhe pse me të ardhura më të vogla se mashkulli kryefamiljar, i menaxhojnë më mirë këto burime dhe shpesh herë arrijnë të nxjerrin familjen e tyre nga varfëria”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›