E Enjte, 5 Nëntor 2026

PD: Bashkia Durrës po përdor fondin e rindërtimit në zgjedhje

Partia Demokratike ka denoncuar Bashkinë Durrës dhe atë të Rrogozhinës për manipulim të vullnetit të qytetarëve për zgjedhjet e 6 marsit në këto bashki. Sipas PD, Bashkia Durrës përdor fondin e rindërtimit në zgjedhje, ndërsa ajo e Rrogozhinës ka punësuar 29 persona vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit.

“Është zyrtare, Bashkia Durrës përdor fondin e rindërtimit në zgjedhje.  Bashkia Durrës konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike: 526 familje përfituan fonde nga procesi i rindërtimit vetëm 35 ditë para datës së zgjedhjeve. KQZ pranon kërkesën e PD-së për kryerjen e hetimeve të thelluara. Partia Demokratike kërkon zyrtarisht fillimin e hetimeve për punësimin e paligjshëm të 29 personave nga Bashkia Rrogozhinë në datën 25.01.2022, vetëm 5 ditë pas dekretimit të zgjedhjeve të 6 Marsit”, shkruan Marash Logu, përfaqësuesi ligjor i PD. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›