Kuvendi i Shqipërisë: Mbështesim sovranitetin e Ukrainës

Në një kohë kur tensionet me Rusisë dhe Ukrainës po rriten gjithnjë e më shumë, ku SHBA lajmëron se lufta do nisë punë ditësh, Kuvendi i Shqipërisë bën thirrje që situata të zgjidhet me bisedime dhe me diplomaci. Kuvendi i Shqipërisë shprehet se mbështet sovranitetin dhe integritetit territorial të Ukrainës.
“Kuvendi i Shqipërisë mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Kuvendi i Shqipërisë, në këtë situatë të vështirë, dëshiron të ritheksojë mbështetjen e Shqipërisë ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe të përsërisë thirrjen ndaj Rusisë për të shpërshkallëzuar dhe zgjidhur situatën në mënyrë diplomatike.
Më parë edhe ministria e Jashtme ka rikonfirmuar edhe njëherë sot pozicionin e Shqipërisë mes konfliktit Rusi-Ukrainë. Me një postim në Twitter, Ministria bën me dije se vendi ynë mbështet sovraniteti dhe integritetin territorial të Ukrainës. Po ashtu i bëhet thirrje Rusisë që të de-përshkallëzojë konfliktin dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike.
“Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të riafirmojmë edhe një herë mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne ripërtërijmë thirrjen tonë që Rusia të de-përshkallëzojë dhe të zgjidhë situatën në mënyrë diplomatike”, thuhet në postim.