Reforma Territoriale, Balla: PS do ketë 8 anëtarë, mandati i të cilit do të jetë 6 mujor!

Në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar të PS-së, Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se për Reformën Territoriale po propozohen 8 anëtarë, mandati i të cilit do të jetë 6 mujor.
“PS do të ketë tetë anëtar në secilën prej komisioneve. Bashkëkryetar i komisionit do të jetë Gjiknuri nga PS. Sot kam diskutuar një diskutim me anëtarët e grupit për përbërjen e komisionit territorial, për ngritjen e këtij komisioni. Ajo që dua të them është që të propozojmë qoftë bashkëkryetarin, qoftë kryetarin tjetër për të filluar punën. Mandati do të jetë 6 mujor dhe besoj se janë të mjaftueshme për të gjitha propozimet. Demokracia është sistemi ku duhet të biem dakord, nëse nuk biem dakord ju e dini zgjidhjen. Nuk dua të paragjykoj asnjë nga puna e këtij komisioni. Ka shumë çështje që duhet të diskutohen.
Nuk ka pasur negociata për këto çështje. Është ndërgjegjësimi edhe i deputetëve dhe i grupit parlamentar të grupit më të madh të opozitës. Ne menduam t’i mbështesim”.
Për Reformën Zgjedhore Balla theksoi se duhet diskutuar me Komisionin e Posaçëm.