E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama në SHBA, merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku sot do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Për herë të parë me autoritetin e vendit Anëtar i Përkohshëm në Këshillin e Sigurimit, kryeministri Rama pritet të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

Vizita e paralajmëruar disa ditë më parë parashikon dhe një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken.  Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.

Po të hënën është organizuar mbajtja e një pritjeje me rastin e anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit si dhe disa takime të tjera.

Është pikërisht ky rol, mbi të cilin Shqipëria është angazhuar edhe si bashkëpenmbajtëse me Shtetet e Bashkuara për çështjen e Ukrainës.

Ndërsa delegacioni shqiptar ka udhëtuar drejt Nju Jorkut, Shqipëria është shprehur në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Në një deklarim publik mesditën e së hënës, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka  rithekson kërkesën që Rusia të ç’tensionojë dhe të zgjidhë situatën në rrugë diplomatike. 

“Në këtë situatë të vështirë dëshirojmë të riafirmojmë edhe një herë mbështetjen e Shqipërisë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ne ritheksojmë kërkesën tonë që Rusia të ç’tensionojë dhe të zgjidhë situatën në rrugë diplomatike”, 

Këshilli i sigurimit drejtohet sipas rotacionit këtë muaj nga Rusia e cila ka planifikuar një konferencë për shqyrtimin e ecurisë së paketës së masave për situatën në Ukrainë referuar marrëveshjes së Minsk II.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›