Censusi, qytetarët hapin dyert
03/10/2011 Drejtoresha e INSTAT-it: Të dhënat i shërbejnë vetë qytetarëve, pjesëmarrja e domosdoshme
Regjistrimi i popullsisë dhe i banesave nisi më 1 tetor dhe do të zgjasë 3 javë
Dy ditë pas nisjes zyrtare të regjistrimit të popullsisë dhe banesave, Institutit i Statistikave njofton për ritme të kënaqshme të procesit. Duke treguar rezultatet e para të procesit, Ines Nurja, drejtoresha e INSTAT-it bëri me dije se censusi siç është quajtur procesi i regjistrimit të popullsisë është mirëpritur nga qytetarët, të cilët po hapin dyert për anketuesit. Ajo bëri thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e censusit, sepse të dhënat e tij do t’i shërbejnë vetëm atyre dhe të ardhmes së tyre. Regjistrimi i popullsisë dhe i banesave ka nisur më datë 1 tetor dhe pritet të zgjasë 3 javë.
Të dhënat
Censusi i Popullsisë dhe Banesave ka nisur në terren me pjesëmarrjen e 12 mijë anketuesve. “Procesi në terren sipas raportimeve të para, po shkon mjaft mirë. Anketuesit e INSTAT-it janë duke kryer punën në terren në çdo skaj të Shqipërisë me profesionalizëm. Për këtë proces masiv në terren janë printuar 40 milionë faqe materiale censusi dhe po punojnë 12 mijë anketues, 2 330 kontrollorë, 128 mbikëqyrës 36 koordinatorë lokalë. Aktualisht në të gjithë Shqipërinë janë 374 zyra censusi dhe 11 në Tiranë që punojnë çdo ditë pa ndërprerje të aftë për të zgjidhur çdo situatë në terren”, - tha Ines Nurja. Sipas saj, raportimet janë të përditshme, pasi “kjo armatë është e pajisur me mbi 15 mijë karta telefoni falas ku do të raportojnë mbi punën në terren në një databazë që është ndërtuar enkas për këtë proces”. Me anë të censusit do të merren informacion mbi popullsinë e Shqipërisë, se sa njerëz jetojnë në këtë vend, si jetojnë ata, çfarë pune bëjnë. “Të dhënat e censusit i shërbejnë vetë qytetarëve të këtij vendi, ndaj pjesëmarrja e tyre siç ka qenë deri tani është e domosdoshme. Falënderoj të gjithë popullsinë shqiptare për bashkëpunimin e deritanishëm dhe në vijim të censusit”, - tha Nurja.
Konfidencialiteti
Pjesë e censusit do të bëhen të gjithë ata shqiptarë që jetojnë në Shqipëri të paktën prej një viti. Sipas INSTAT-it, procesi ka për qëllim të fusë në sistem popullsinë rezidente që banon në Shqipëri. Ndërkohë, emigrantët do të regjistrohen në një listë të veçantë, për të mundësuar një bazë të dhënave edhe për ata. Pyetësori individual ka mbi 30 faqe dhe do të plotësohet me ndihmën e anketuesve. Sa i përket fshehtësisë së të dhënave që deklarohen, ky ka qenë një kusht për përzgjedhjen e anketuesve, për t’u bërë pjesëtar i grupit. INSTAT ngriti komisionet e verifikimit sipas vendimit të qeverisë, të cilët ndodhen pranë bashkive dhe komunave. Rreth dy mijë prej të punësuarve në këtë proces janë kontrollorë. Sipas ligjit Nr. 9180, datë 5.2.2004 për Statistikat Zyrtare, nenit 15 të konfidencialitetit, informacioni që do të mblidhet do të përdoret vetëm për qëllime statistikore. Këto të dhëna janë konfidenciale dhe janë gjithashtu subjekt i Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Mbi ruajtjen e të dhënave personale” neni 9, dhe do të mbahen, përpunohen dhe ruhen në kushte sigurie përgjatë gjithë proceseve të censusit. Mbledhja, kontrolli, përpunimi dhe analiza e tyre do të bëhen në përputhje me Ligjin mbi Statistikat dhe Ligjin e Censusit të Popullsisë dhe Banesave.
Kontrata
Kontrata e re e furnizimit me energji elektrike është akt ligjor i rëndësishëm për ndryshimin e gjendjes së papranueshme qartësisht në dëm të konsumatorëve dhe larg standardeve të BE-së. Kontrata në fuqi ka krijuar një shfajësim të të drejtave të konsumatorëve, qytetarë dhe sidomos bizneseve, si pasojë e kohës së ndërprerjeve, dëmtimit të teknologjisë, lëndëve të para, makineri, pajisje.
Amendamentet e PDIU-së
Idrizi: Frenuam orekset shoviniste për të rihapur çështje minoritetesh të stisura
Në ditën e dytë të procesit të regjistrimit të popullsisë, kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Uniteti Shpëtim Idrizi ka kritikuar vendimin e Komisionit të Censusit për të anosur në pyetësor edhe pyetje mbi etninë dhe mbi fenë, ndërsa mbrojti amendamentet e PDIU-së për këtë çështje. Ndërsa vendimi i komisionit në këndvështrimin kësaj force politike janë të dëmshme për shoqërinë shqiptare, amendamentet e PDIU-së sigurojnë marrjen nga qytetarët të një informacioni të saktë dhe të besueshme. Ai përshëndet vendimin e PBDNJ-së dhe OMONIA-s për t’ u tërhequr nga procesi i censusit. “Ne besojmë se nëpërmjet kësaj tërheqje u zvogëluan shumë mundësitë që të krijohej hapësira për rivendikime minoritetesh të rreme nga fqinjët, u zvogëluan mundësitë që të pretendoheshin të drejta kolektive për minoritete të rreme, si dhe u frenuan orekset shoviniste për të rihapur çështje minoritetesh të stisura në Shqipëri. Shqipëria është dhe do të mbetet shtet unitar dhe jo multietnik”, - tha Idrizi. Ai garantoi se PDIU si parti parlamentare do ta monitorojë procesin nëpërmjet interpelancave, seancave të pyetjeve, etj, që gjithçka të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe kushtetutën dhe amendamentet e saj.