PD: Bojkoti, e vetmja rrugë që Rama të mbijetojë në politikë
Partia Demokratike e ka konsideruar vendimin e sotëm të Grupit Kuvendor të Partisë Socialiste, për bojkot të parlamentit si "rrugën e vetme të mbijetesës politike të Edi Ramës". Zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli, tha gjatë një konference për shtyp se " PD denoncon këtë veprim të Ramës, i cili ka për qëllim të vetëm bllokimin e procesit të heqjes së vizave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian" duke shtuar se " në këtë mënyrë ai dëmton direkt mijëra e mijëra shqiptarë që presim me padurim të lëvizin të lirë drejt fëmijëve dhe familjarëve të tyre në emigracion".
Mëhilli theksoi se " PD mbetet e hapur në bashkëpunim luajal me opozitën, duke u bërë me dije shqiptarëve që ky vendim i Ramës nuk do të pengojë procesin e liberalizimit të vizave". "PD ka besim të plotë se Bashkimi Evropian këtyre qëndrimeve primitive, do t'u përgjigjet me të njëjtin qëndrim siç iu përgjigj bilbilave dhe borive që Rama futi në Parlament për të bllokuar firmosjen e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe BE-së. ", përfundoi zëdhënësja Mëhilli.