E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sezoni i ri, trafik në Tiranë

Duhet thënë, se lëvizjet në kryeqytet po i rikthehen normalitetit. Tani nuk kemi më lëvizje të makinave, por një trafik të vërtetë. Në pjesët kryesore të kryeqytetit , aty ku është edhe piku i lëvizjes, shohim që ka makina hyrëse dhe dalëse nga Tirana. Ndoshta fillimi i muajit shtator, po i rikthen qytetarët nëpër aktivitetet e tyre dhe po i jep një pamje krejt tjetër kryeqytetit. Një lajm i mirë ky për bizneset dhe një lajm i keq për drejtuesit e automjeteve, që do të detyrohen të presin me orë të tëra, derisa të lirohet trafiku. Natyrisht muaji shtator, gjithmonë ka shërbyer edhe një lloj katalizatori, mes pushimeve dhe punës së qytetarëve. Por ka edhe një pjesë nga ata njerëz që vazhdojnë ende pushimet e tyre, për t'u rikthyer nëpër aktivitete, pikërisht në mes të shtatorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›