Sllovenia: Mund të kapërcejmë mosmarrveshjen me Kroacinë
Sllovenia shprehu sot optimizëm lidhur me mundësitë e arritjes së shpejti të një marrëveshjeje me Kroacinë për kapërcimin e mosmarrëveshjes territoriale dypalëshe, që bllokon bisedimet për anëtarësimin e Zagrebit në Bashkimin Europian."Kemi krijuar shumë besim, respekt të dyanshëm, i kuptojmë më mirë, kemi bisedime dypalëshe, gjë që përbën një përmirësim të madh muajt e fundit dhe mendoj se do t'ia arrijmë", deklaroi ministri i Jashtëm slloven, Samuel Zbogar.
Dy republikat e ish-Jugosllavisë kanë mosmarrëveshje që prej pavarësisë në vitin 1991 lidhur me vijën kufitare tokësore dhe detare në Adriatik. Por, bisedimet janë shtuar që prej samitit në fund të korrikut mes kryeministrave të Kroacisë dhe Sllovenisë, Jadranka Kosor dhe Borut Pahor.Sllovenia, anëtare e BE-së që prej vitit 2004, kërkon në veçanti dalje në ujërat ndërkombëtare dhe refuzon hapjen e çdo kapitulli të ri ndër 35 kapitujt e caktuar për procesin e anëtarësimit të Kroacisë.