E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beçaj: Topi të angazhohet për vendet vakante

Gjyqtarët Edmon Islamaj dhe Shkëlzen Selimi, që prej ditës së sotme janë zyrtarisht anëtarët e rinj të kësaj gjykate.

Gjatë fjalës së mbajtur me rastin e kësaj ceremonie solemne në ambientet e Gjykatës së Lartë, Kryetarja e kësaj gjykate Znj. Shpresa Beçaj tha se tashmë, trupa gjyqësore e kësaj gjykate po kompletohet nga vendet vakante prej kohësh.

 “Ne ndjehemi disi të çliruar, pasi kjo gjykatë për një kohë shumë të gjatë është lënë me vende vakante (4 e më pas 3, dhe tani 1 vend vakant), që e konsideroj një situatë  të rëndë e aspak normale, pasi në këtë gjykatë gjykohen çështje  të rëndësishme, të vështira, delikate, që për qytetaret kanë rëndësi jetike.  Në qoftë se vendet vakante do të ishin plotësuar në kohën e duhur,  nga numri total i çështjeve të mbetura për shqyrtim deri tani do të ishin rreth 2500 çështje më pak”, theksoi Beçaj.

Ajo kërkoi angazhimin e Presidentit të Republikës e dy pushteteve të tjera për të mos lejuar të përsëriten raste të tilla me mbarimin e mandateve të gjyqtarëve të kësaj gjykate. “Vlerësoj të kërkoj nga politika shqiptare e deputetët e Kuvendit të Shqipërisë ndërmarrjen e hapave konkretë për çuarjen përpara të reformave në Gjykatën e Lartë si një proçes kompleks që kërkon angazhimin e të gjithë pushteteve për të propozuar, shqyrtuar dhe miratuar një kuadër ligjor që i përgjigjet kërkesave për një proces gjyqësor të drejtë, të paanshëm e që realizohet brenda afateve të arsyeshme”, përfundoi ajo. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-06-28 15:46
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›