E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bojkoti u shërbeu interesave personale të Edin Ramës”

Andis Harasani konfirmon: Në parlament brenda javës së parë të marsit Ashpërsohet gjuha mes 2 grupimeve në partinë më të madhe të opozitës. Në përgjigje të disa deklaratave mediatike të Edi Ramës, Andis Harasani pjesë e grupimit të deputetëve që kanë kritikuar hapur aksionet politike të ndërmarra nga kryesocialisti pas humbjes në 28 qershor, e akuzon Ramën se po bën një lojë të frymëzuar nga mazhoranca, për të përçarë Partinë Socialiste. “Më vjen keq që diversioni i Sali Berishës ndaj Partisë Socialiste është në fazën e tij më të ashpër, është një diversion që vazhdon prej 18 vjetësh. Po aq më shumë më vjen keq si socialist, që ky diversion artikulohet nëpërmjet gojës së Edi Ramës, i cili tani po i servir Berishës fitoren e ardhshme elektorale, duke kërkuar të përçajë Partinë Socialiste. Megjithatë jam i bindur që Edi Rama nuk do të arrijë të realizojë çfarë do lloj qëllimi apo porosie që do të jepet nga ish kryetari i partisë, Berisha”, u shpreh deputeti Andis Harasani.Harasani shpreh keqardhjen për mungesën e dialogut brenda partisë dhe komunikimin inekzistent me strukturat e saj. “Më vjen keq që partia më e madhe e opozitës është bërë pre e sinjaleve, marrjes dhe dhënies së sinjaleve. Ka një statut që po shkelet me të gjitha format në Partinë Socialiste”, vuri në dukje deputeti socialist.Harasani ka ripërsëritur edhe njëherë vendimin për të qenë në kuvend brenda afateve që parashikon Kushtetuta, nisëm kjo që sipas tij, do t’i bashkohet i gjithë grupi parlamentar, i cili ka kuptuar se bojkoti i ka shërbyer Edi Ramës vetëm për interesa personale.“E kemi kuptuar që kryetari Rama ka përdorur bojkotin thjesht si një justifikim për të forcuar pozitat brenda partisë dhe për të kërkuar kryetarin e ardhshëm të zgjedhjeve lokale”, u shpreh më tej, deputeti dhe njëherazi përfaqësuesi i Lëvizjes për Mendim Ndryshe në PS, Andis Harasani....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›