Patozi: Dialog me opozitën, sapo ajo të vendosë të respektojë kushtetutën dhe të rikthehet në Kuvend

“Ne jemi të gatshëm që mundësisht këtë të enjte të nisim ngritjen e komisionit parlamentar që do të hetojë zgjedhjet, duke pasur qëllimin e mirë të kthimit të opozitës për të zenë vendet e saj në parlament”Mazhoranca tregohet edhe njëherë e gatshme për nisjen e dialogut politik me opozitë, por më parë ata duhet t’i drejtohen sallës së kuvendit, nga ku mund të nisë edhe rruga e kompromisit. Kreu i grupit parlamentar në PD, Astrit Patozi, u shpreh sot se Edi Rama manipulon opinionin publik kur deklaron se është i gatshëm për dialog, ndërkohë që lexon me syzet e kuqe të etërve të tij shpirtëror, rezolutën e KiE. Patozi u shpreh se me të tilla qwndrime, Rama është duke shkelur rezolutën e Asamblesë Parlamentare tw Këshillit të Evropës. “U bënë disa ditë më radhë që kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po lexon me syzet e tij të kuqe rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për Shqipërinë. Dukë sfiduar kërkesat e qarta të kësaj rezolute dhe duke i bërë karshillëk një institucioni të rëndësishëm ndërkombëtar, ai po deklaron në mënyrë të përsëritur se nuk heq dorë nga bojktoi pa hapjen e kutive, ndërkohë që nuk po nguron të kërcënojë mazhorancën se do të rrëzojë me protesta qeverinë e saj legjitime. Partia demokratikë është shprehur në mënyrë të qartë dhe të vendosur se përshëndet dhe mbështet të gjitha kërkesat e rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Ne jemi të gatshëm që mundësisht këtë të enjte të nisim ngritjen e komisionit parlamentar që do të hetojë zgjedhjet, duke pasur qëllimin e mirë të kthimit të opozitës për të zenë vendet e saj në parlament”, u shpreh Patozi. Kreu i grupit kuvendor në PD, tha se Partia Demokratike thekson gatishmërinë e saj, për të mirëpritur kontributin e Presidentit të Republikës dhe të çdo aktori tjetër, pa asnjë lloj paragjykimi, duke vërejtur se jashtë rrafshit kushtetues, respektimit të shtetit ligjor dhe vendimeve të gjykatave mund të ketë vetëm një dialog shterpë dhe asgjë më shumë se kaq. Patozi vuri në dukje se “mazhoranca mbetet serish e vendosur për të bashkëpunuar me opozitën, sapo ajo të vendosë të respektojë kushtetutën e vendit, shtetin ligjor, dhe rregullat e lojës për një vend demokratik”. Deputeti dhe njëherazi kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Astrit Patozi, iu kundërpërgjigj edhe kërcënimeve të vazhdueshme të zotit Edvin Kristaq Rama si dhe aludimeve të tij për vitin 1990. “I përgjigjemi shkurt dhe prerë: se ne që përmbysëm etërit, nuk ka sesi të impresionohemi nga Bijtë e Bllokut, të cilët me sa dukët po u gënjen mëndja që të hakmerren për disfatën e baballarëve të tyre”- shtoi ndër të tjera, Patozi....