E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Deshperimi i Rames tenton te erresoje te verteten e demokracise

“Integrimi evropian i Shqipërisë nuk varet nga dëshirat politike të z. Rama.

Porse atij i shërben ndjekja e procesit ligjor, me qetësi, maturi dhe respekt ndaj ligjit”.

Kështu u shpreh kryekëshilltarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Jorida Tabaku, sipas të cilës, e ardhmja europiane e Shqipërisë është e lidhur ngushtë me rrugën e ligjit dhe procesit demokratik, dhe jo me rrugën e kërcënimeve dhe presionit politik.

“Kolegji Zgjedhor ka folur dhe vendimi i KQZ ka qenë i ligjshëm.

Këto çështje janë zgjidhur.

Pse vazhdon ende z. Rama të spekulojë për këtë temë?”, drejtoi ajo publikisht pyetjen.

Duke shtuar se tentativat e Ramës për të sabotuar demokracinë shqiptare me kërcënime dhe presione, janë të papërshtatshme.

“Shqiptarët e dinë se lufta politike e z.Rama i përket të kaluarës, ndërkohë që qytetarët e këtij vendi duan të ardhmen.

Komuniteti ndërkombëtar ka mbështetur Kolegjin Zgjedhor dhe i ka kërkuar të marrë vendime bazuar në ligj dhe jo në interesa politike.

Ndërkohë, dëshpërimi i Ramës dhe agresiviteti i retorikës së tij, tentojnë të errësojnë të vërtetën e drejtë të demokracisë.

Mirëpo përsëri, ai nuk i është përgjigjur pyetjes që çdo qytetar ka në mendje.

Përse nuk dëshironte Rama të numërohej çdo votë?

Përse nuk dëshironte Rama të dëgjohej zëri i çdo qytetari?”, tha më tej ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›