Berisha: Zgjedhjet lokale të mos komplikojnë turizmin
TIRANE-Ndërsa zgjedhjet lokale priten të zhvillohen më 8 Maj, sot në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Sali Berisha ka garantuar qytetarët shqiptarë se qeveria do të bëjë të gjitha përpjekjet maksimale për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Berisha garantoi se shqiptarët se do të votojnë të lirë si qytetarë europianë.
Kreu i qeverisë tha se zgjedhjet lokale dhe sezoni turistik do të jenë dy prioritet e qeverisë shqiptare për vitin 2011.
Duke theksuar se zgjedhjet dhe sezoni turistik janë dy evenimentet më kapitale për vendin, duke qënë afër njëra-tjetrës mund të ndikojnë tek njëra-tjetra si cështje.
“Dua të pranoj se zgjedhjet lokale komplikojnë sezonin turistik pasi është e pashmangshme që përqëndrimi më madhor i të gjithë qeverive vendore të jenë të fokusuara tek fushata më shumë se çdo gjë tjetër” theksoi Berisha.
Në këtë kontekst sipas tij është e domosdoshme ngritja e një komiteti ndërministror i cili do të funksionojë që nga kjo javë dhe ka për qëllim që vendi të mos gjendet në ndonjë befasi gjatë sezonit turistik.
“Është e domosdoshme që një komitet ndërministror i drejtuar direkt nga kryeministri të funksionojë, nga të cilët ministrat do të ndajnë nga një zonë turistike. Kjo ka si qëllim që të mos gjendemi para asnjë befasie. Mos të ndodh siç ndodhi vjet që kanalet që derdheshin në det u zbuluan në gjysmën e sezonit”, shtoi Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha kërkoi nga MTKRS-së që të nisë parapërgatitjet për sezonin turistik duke informuar komitetin ndërminstror për çdo përgatitje.
Berisha ka ngarkuar ministrat e tij që të kenë në ngarkim nga një zonë turistike. “Mos mendoni se këtë apo atë problem do ta zgjidhni në ministri. Të përfundojnë brenda dy javëve studimin e të gjithë problematikës. Kjo është e vështirë”, tha kryeministri, duke porositur Ministrinë e Mjedisit që të paraqesë në kohë reale të gjitha shqetësimet për turizmin.
Gjithashtu, ministra e Turizmit dhe ajo e Transporteve të marrin masat e tyre në këtë drejtim. Gjithashtu, kryeministri tha se për një periudhë 5-vjeçare duhet të hiqen taksat për turizmin malor. “Turizmi malor në Shqipëri pothuajse nuk ekziston, as si traditë, përveç se Shishtavecit, apo ndonjë fshat në Korçë”, tha kreu i qeverisë.
Ndërkohë kryeministri Berisha theksoi se përparësi e madhe do t`i jepet ndërtimit të segmenteve rrugore drejt parqeve si dhe organizimit të tureve turistike, pastrimit të detit dhe të lumenjve.
(d.b/BalkanWeb)