PD: Drejtuesit e opozitës, më respekt për të dashurat
Partia Demokratike reagoi dje në lidhje me tryezën e opozitës ku është vendosur rinisja e protestave. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli tha dje se "14 shkurti është Shën Valentini, dita në të cilën njeriu nderon dashurinë e tij për shokun, mikun, bashkëshortin, vëllain, motrën, fëmijën, prindërit". "Këtë ditë na duhet të shprehim keqardhjen se drejtuesit e opozitës shqiptare në vend që t'ia kushtonin të dashurave dhe të dashurve të tyre sërish ja kushtuan, Kryetarit të Partisë Demokratike dhe në vend të dashurisë së njeriut për njeriun zgjodhën Shën Valentinin për të shpallur protestat. Jam sot këtu në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike, për tu uruar drejtuesve të opozitës shqiptare më shumë dashuri për njëri tjetrin, për të dashurat dhe të dashurit e tyre", deklaroi Mëhilli.