E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: E nxisim Edi Ramën të votojë pro heqjes së imunitetit për të mos bllokuar integrimin

Share

Partia Demokratike me anë të një deklarate për shtyp kërkoi nga Edi Rama që të votojë heqjen e imunitetit për të mos bllokuar integrimin.

Z.Rama qartësisht është duke u përpjekur të ngadalësojë procesin për të bllokuar integrimin. Komuniteti ndërkombëtar i hartoi këto ligje dhe u ka bërë thirrje të gjitha palëve ti votojne ato – por Rama vazhdon të bllokojë procesin në përpjekje për përfitime vetjake, por të gjithë shqiptarët e kuptojnë mirë këtë.

Z.Rama e bën këtë pasi ka përsëritur vazhdimisht se mbështet heqjen e imunitetit. Por fjalët e kota nuk kanë vlerë, veprimet janë ato që kanë vlerë. Ne e nxisim z.Rama të veprojë tani në mënyrë që integrimi i Shqipërisë të mos vihet në rrezik, thuhet në deklaratën e PD.

Të gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë para ligjit – po Rama cilët po mundohet të mbrojë? Qytetarët e thjeshtë nuk e gëzojnë këtë lloj mbrojtje dhe për rrjedhojë as klasa politike nuk mund ta gëzojë.

Z.Rama po provon përsëri të përfitojë nga procesi në vend që ti shërbejë interesave të qytetarëve. Partia Demokratike mbështet heqjen e imunitetit për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionit në mënyrë që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para ligjit. Kjo nuk është çështje politike – thjesht është gjëja e duhur për tu bërë, vijon deklarata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›