E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Edi Rama e ka shpërblyer krimin me leje ndërtimi dhe pallate

27-01-2013 / Gazeta 55

Partia Demokratike reagon pas deklaratave të kryesocialistit në Asamble: “Rama beson se nëpërmjet krimit mbledh vota”

Partia Demokratike ka reaguar dje ndaj deklaratave akuzueve se kryesocialistit, Edi Rama me rastin e rënies në krye të detyrës të komisarit, Musa Skura. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja Laura Vorpsi tha se kryetari i Partisë Socialiste është i vetmi politikan që beson se nëpërmjet krimit dhe veprave të tij të zeza mund të mbledhë vota.
“Pasi deklaroi me zëdhënësin e tij se Komisar Skuraj nuk ra në krye të detyrës, më pas në dy deklarata, politizoi rënien e tij në krye të detyrës duke besuar verbërisht se kjo i sjellë vota”, tha në deklaratën për mediat zëdhënësja Vorpsi. “Në të vërtetë, vijoi ajo, Edi Rama po derdh këto ditë lot krokodili për Policinë e Shtetit, të cilën e masakroi me banditët e tij me 21 Janar”. Sipas saj, “Rama kërkon me pahir të bëhet avokat i Policisë së Shtetit kur në panelin nga i cili loton ka në krahë njerëz të cilët kanë vrarë e masakruar të pafajshëm deri në vitet ’90 e që fëmijët e tyre kanë ekzekutuar me plumb në kokë dhe kanë plagosur të rinj të pafajshëm në Tiranë”. Zoti Edi Rama ju nuk mund të bëheni avokat i Policisë së Shtetit dhe Shtetit Ligjor kur të gjithë e dinë se ju jeni miku më i madh i krimit të organizuar, i vetmi politikan shqiptar që ulet në tavolinë me kriminelë e njerëz të kërkuar nga drejtësia?”- thuhet në reagimin e selisë blu.
Zëdhënësja e PD, theksoi se “Rama nuk mundet të bëhet avokat i Policisë së Shtetit dhe Shtetit Ligjor, një njeri që më shumë se kushdo tjetër e ka shpërblyer krimin e organizuar me leje ndërtimi e pallate, kryebashkiaku të cilin kriminelët e dërgonin për t’u blerë cigare”. “A mundet të jetë avokat i Policisë, njeriu që edhe për Sekretar të Partisë Socialiste për Rendin ka zgjedhur individë që me drejtësinë i kanë dosjet e hapura?
Kur Edi Rama flet për policinë e drejtësinë nuk qeshin vetëm kriminelët, por qeshin të gjithë shqiptarët”- deklaroi më tej zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›