Rama firmos me PAD e Aleancën Popullore: Me PD mbeturinat politike
TIRANE- Partia Socialiste po vijon negociatat e fundit, për përmbylljen e marrëveshjeve me partitë e vogla që do të futen në zgjedhjet e 23 qershorit si pjesë e “Aleancës për Shqipërinë Europiane”. Në limitet e afatit të fundit për regjistrimin e koalicioneve, kryetari i opozitës Edi Rama po diskuton pikat e fundit të paktit me aleatët që do të renditen përkrah PS-së në zgjedhjet e përgjithshme.
Sot kreu i PS, Rama firmosi marrëveshje parazgjedhore me PAD e Aleancën Popullore, ndërkohë që në selinë e PS pritet të shkojë Skënder Gjinushi i PSD dhe Paskal Milo i PDS për marrëveshje.
Rama firmos me PAD: Berisha rol komunisti, solli PAD tek ne
Ora 21:48- Menjëherë pas firmosje së koalicionit me Partinë Aleanca Demokristiane, kryesocialisti Rama me kreun e PAD, Zef Bushati kanë dalë në një konferencë të përbashkët. Kreu i PS Rama nuk nguroi të ironizojë kryeministrin Berisha.
“Ardhja e PAD i jep një profil më të plotë këtij fronti. Në qendër shtohet edhe një forcë, ndërkohë që përballë kemi atë që kemi, duke qenë se Zefi është aktor mu kujtua një rol me tepsitë e plakut Mere që më 23 qershor do shpërbëhen. Ia thashë edhe Zefit se ai pati rolin e një komunisti që i solli demokristianët tek PS”, komentoi Rama.
Bushati: Me PS për interesa të mëdha
Në fjalën e tij, Bushati u shpreh se është Bashkuar me PS-në për një kauzë të madhe, sic është ajo e ‘Rilindjes’.
“Pas 23 viteve hera e parë që shkel në PS, jo se kjo është seli tek e cila ne pjesa e qendrës së djathtë nuk mund të hymë, por vetë politika ka qënë e ndarë, na krijonte një lloj ndjesie për të mos e parë veten në këtë kamp, por kohët kanë ndryshuar. Nuk më bën ta ndjej veten socialist, i takoj bindjeve të mia demokristiane, nuk shkëputem nga ai pozicion pa dhimbje, por kam parë interesa më të mëdha. Kam parë interesa për një zhvillim tjetër. Edhe ne kemi punuar për një rilindje, këtu është më e gjerë se e një subjekti”, tha Bushati.
Sipas tij, PD nuk është treguar korrekte me këtë forcë politike.
“Aleatët tanë në PD u treguan jo korrekt për sa i përket listave, nuk na u duk e moralshme. Nuk donim të ishim në lista, nuk vijmë këtu që Rama të na hapë listat. Ne e kemi konsideruar këtë një garë, ka një start në garë dhe të gjithë e nisin nga pika zero. Këto lista prishin harmoninë mes palëve e aleatëve. Ne garojmë nën siglën tonë edhe në këtë koalicion me PS. Shpresojmë të arrijmë më të mirën e mundshme”, tha ai.
Rama firmos marrëveshjen me Aleancën Popullore: Koalicioni i PD, qendër grumbullimi mbeturinash politike
Ora 21:30 - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e cilësoi një qendër grumbullimi mbeturinash politike koalicionin e zyrtarizuar sot nga Partia Demokratike, Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim.
Deklarata e Ramës u bë në një dalje para gazetareve, ku kryesocialisti zyrtarizoi bashkëpunimin me partinë çame, Aleanca Popullore.
“Ka mbledhur mbeturina gjithfarë. O zot, si mund të mungonte kazani simbol, Lufteri i përjetshëm, që këtë herë ka përpirë edhe Hamzain tonë Kastriot” – tha Rama.
Në qendër kemi mbeturinat e lartpërmendura, vijoi më tej Rama, në mes kemi një PD pa Saliun, që e quajnë FRD, dhe përballë tyre kemi Aleancën për Shqipërinë Evropiane, në të cilën janë përfshirë shumë parti, dhe të tjera priten të na bashkohen.
Duke folur për çështjen çame, Rama tha se është e përfshirë në programin e PS-së, për një Rilindje Shqiptare.
Bazë e këtij koalicioni është angazhimi programor i Partisë Socialiste për zgjidhjen e çështjes çame.
(er.nu/ma.ar/BalkanWeb)