Berisha: Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim, kundër bllokimit të Ramës
TIRANE- Partia Demokratike mbylli bisedimet me partitë e djathta dhe të qendrës dhe zyrtarizoi sot “Aleancën për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”, në përbërje të së cilës janë 24 parti politike.
Bazuar në tre shtylla kryesore, punësimi, mirëqenia dhe integrimi, Partia Demokratike dhe aleatët firmosin sot në “Hotel Sheraton” marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor.
Në emër të Partisë Demokratike, Ridan Bode lexoi deklaratën e marrëveshjes së koalicionit të djathtë, duke e vënë theksin në 3 parimet kryesore mbi të cilat është ngritur kjo aleancë.
“Ne angazhohemi në parimin e një Shqipërie europiane përmes 3 shtyllave kryesore, punësim, mirëqenie dhe integrim. Ne jemi të bashkuar për të arritur këto synime për qytetarët. Ne nënshkruesit e kësaj marrëveshje qëndrojmë të bashkuar në besimin tonë se më shumë vende pune dhe paga më të larta janë thelbësore për një Shqipëri europiane.” – deklaroi Bode.
Një ditë më parë, Partia Socialiste nënshkroi marrëveshjen me LSI-në, pjesë e koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
ALEANCA PËR “PUNËSIM, MIRËQENIE E INTEGRIM” KUNDËR BLLOKIMIT TË RAMËS
Kryeministri Sali Berisha pas zyrtarizmit të marrëveshjes me 25 parti të djathta, tha se motoja me të cilën shkon në fushatë kjo aleancë është “Punësim, mirëqenie dhe Integrim. Berisha tha se kjo është aleanca më e madhe e vlerave në historinë kombëtare.
“Të nderuar zotërinj kryetarë të qendrës, qendrës së djathtë, të djathtës shqiptare të pranishëm në këtë sallë. Së pari në emër tuaj më lejoni të përcjell përshëndetjet më të përzemërta qytetarëve shqiptarë që kanë më të çmuar në shpirtin e tyre vokacionin perëndimor dhe që sot shohin më të bashkuar se kurrë forcat politike të këtij vendi. Sot shqiptarët përjetojnë një ditë shumë të veçantë, një bashkim të forcave politike që kanë në themel të programeve të tyre vlerat më të çmuara të individit, shoqërisë dhe kombit. Themelojmë sot aleancën më të madhe të vlerave në historinë tonë kombëtare. Tejkalojmë vitin 1992, ku ishim një lloj fronti, kurse sot paraqitemi si forca politike të strukturuara”, tha Berisha.
Kryeministri shtoi se punësimi, mirëqenia dhe integrimi janë tre kushtet që bënë të mundur arritjen e marrëveshjes mes 25 partive.
“Ne zgjodhëm si moton e aleancës sonë, punësimin e qytetarëve shqiptarë. Puna pas familjes është bekimi për njeriun, kushti i mirëqenies dhe shpalosjes së talentit të tij. Jemi të vendosur që të gjithë reformat që do ndërmarrim të kenë për rezultat final punësimin për qytetarët tanë. Në një shoqëri të lirë të varfrit kanë si shkak mbështetjen e pamjaftueshme nga shoqëria dhe qeveria. Beteja jonë për mirëqenien do jetë beteja më e fuqishme që kemi zhvilluar ndonjëherë. Është ky program vlerash që ka bërë të mundur që në 21 vite në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër të rritet prodhimi i brendshëm 11 herë. Mekanizmi ynë është liria, në këto vite çdo gjë që kemi bërë është të zgjerojmë lirinë e individit. Aleanca e integrimit është aleanca e vokacionit tonë perëndimor. Nuk gjen në hartën e Europës një komb që ka paguar çmim më të lartë për t’ju përmbajtur fillit të shpirtit të tij që është vokacioni perëndimor”, tha Berisha.
Duke u ndalur tek integrimi, kreu i PD-së akuzoi kryesocialistin Rama se prej dy vitesh ka bllokuar integrimin e shqiptarëve. Ai tha se pikërisht prandaj u firmos marrëveshja e sotme për t’i bërë ballë bllokimit.
“Pas diktaturës shqiptarët u zgjuan, përpjekje të shumta u bënë por prej dy vitesh procesi u bllokua nga brenda dhe jo nga faktorë të tjerë. Opozita shqiptare për qëllime politike bllokoi integrimin e popullit të vet, sot u deklarua në Luksemburg se janë tre ligje ato që penguan statusin për në BE. Nuk ndodhi askund, ndodhi vetëm në Shqipëri, sepse udhëheqja e PS ka për program të vet, testamentin e etërve. Kjo rrethanë ishte një thirrje e apel për këtë zotërinj, që të bashkohemi për të avancuar integrimin e Shqipërisë në BE”, tha ai.
Berisha tha më tej se kjo aleancë do arrijë fitoren më të thellë duke përsëritur vitin 1992.
“Jam i sigurt që 23 qershori do jetë përgjigjja më e shkëlqyer e shqiptarëve për axhendën e vetë evropiane. Nga 35 parti që morën pjesë në 2009, 25 prej tyre janë të pranishme në këtë podium, parti me histori të qartë elektorale, kundrejt halave dhe ngjalave të aleancës tjetër. Aleancë e programit që synon t’ju japë shqiptarëve mundësi për të ndërtuar jetën e tyre, që të ecin si komb i lirë drejt të ardhmes së tyre më të mirë. Ndaj dhe ftesa ime për qytetarët shqiptarë është që këtë periudhë që kemi përpara le të angazhohemi të gjithë në fushatën elektorale më intensiv, më të vendosur në histori. Kurrë ndonjëherë Shqipëria nuk ka pasur një aleancë të bashkuar që është e gatshme ta çojë vendin drejt një mandati të ri. Ne do arrijmë një fitore të thellë të shkëlqyer, do përsërisim vitin 1992 ku hapëm rrugën e lirisë për shqiptarët”, tha ai.
PDIU NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN ME PD
Ora: 18:10 - Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet zyrtarizoi sot koalicionin e saj parazgjedhor me Partinë Demokratike. Konfirmimi zyrtar u bë nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili ishte mandatuar paraditen e sotme nga kryesia e PDIU-së, për të vijuar negociatat me Partinë Demokratike për një koalicion parazgjedhor.
“Ne sapo nënshkruam marrëveshjen për koalicionin me PD. Koalicioni me PD do të dalë fitues në zgjedhje”, - u shpreh Idrizi për mediat.
Në një deklaratë të zyrës për shtyp të kësaj partie gjatë ditës së sotme, thuhej se kriteret për bashkëpunim mes PDIU-së dhe PD-së, janë përfshirja e çështjes çame, mbrojtja e të drejtave të emigrantëve dhe garancitë e nevojshme për administrimin dhe garantimin e votave të PDIU-së gjatë procesit zgjedhor.
PDIU: NEGOCIATA PËR KOALICION PARAZGJEDHOR ME PD
Ora: 14:15 -Kryesia e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, pas mbledhjes së sotshme, vendosi me unanimitet, mandatimin e kryetarit të PDIU-së, z. Shpëtim Idrizi për të vijuar negociatat me Partinë Demokratike për një koalicion parazgjedhor, të bazuar mbi përfshirjen e çështjes çame, mbrojtjes së të drejtave të emigrantëve dhe garancitë e nevojshme për administrimin dhe garantimin e votave të PDIU-së gjatë procesit zgjedhor në bazat e këtij koalicioni. Kreu i PDIU-së do të vijojë takimet për arritjen e këtyre qëllimeve, të cilat u sanksionuan në mbledhjen e kryesisë.
KOALICIONET E MUNDSHME TE PD
Ora: 08:30 - Burime zyrtare nga selia blu bëjnë të ditur për gazetën “Panorama” se pjesë kryesore e koalicionit për këto zgjedhje do të jenë partitë me të cilat PD-ja fitoi në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë. Në krahasim me listën e 2011-s, dy parti nuk janë më në koalicionin e djathtë për shkak se kanë zgjedhur opozitën, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia e Personave me Aftësi të Kufizuara. Ndërkohë që dy prurjet kryesore të koalicionit që do të drejtohet nga Partia Demokratike, janë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Partia Demokristiane. Lëvizja e Dashamir Shehit në zgjedhjet e 2009-s mori 10 mijë vota, ndërsa në ato lokale 21 mijë vota, shumicën e të cilave ajo e ka në Tiranë.
Ardhja e LZHK-së në koalicionin e djathtë minimizon deri diku rrjedhjet që mund të vijnë nga FRD-ja dhe që rrezikojnë mandatin e 16-të të PD-së. Ndërsa Partia Demokristiane e Nard Ndokës në 2009-n mori 13 mijë vota, kurse dy vjet më parë, në koalicion me PS-në, 47 mijë vota. Kalimi i PDK-së djathtas pritet të shtojë votat e koalicionit, veçanërisht në Shkodër dhe Lezhë, megjithëse marrja e një mandati më shumë në këto dy qarqe është i vështirë për shkak të numrit të madh të votave që kërkohen. Gjatë javëve të fundit është përfolur mundësia që Ndoka të jetë pjesë e listës së PD-së në qarkun e Shkodrës, ndërkohë që negociatat e këtyre ditëve do ta përcaktojnë këtë marrëveshje mes PD-së dhe PDK-së.
Përveç këtyre dy partive, pjesë të rëndësishme në koalicion do të kenë edhe republikanët, legalistët, ballistët, si dhe partitë e Xhuvelit e Starovës, të cilët kanë qenë të përfaqësuar edhe në qeverisjen e vendit. Burimet flasin se nga 67 parti që janë regjistruar në KQZ, do të negociohet me të gjitha ato forca që janë të qendës së djathtë, me qëllim krijimin e një koalicioni më të madh se të dy viteve më parë, kur numëroheshin 22 parti.
(e.m/er.nu/m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Berisha, fenomenal në konkurrencën që i bën Portokallisë Berisha: Të rinjtë mbështesin PD-në, janë çelësi i fitores së 23 qershorit