E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagoset lehtë njëri nga trupat tona komando në Afganistan

Zv/ministri i Mbrojtjes Arjan Starova: është vetëplagosur pa dashje gjatë ndërrimit të shërbimit Plagoset në Afganistan ushtari i Regjimentit të Trupave Komando, pjesë e “Electoral Contigent” të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Menjëherë pas ngjarjes Besmir Sadikaj nga Tropoja, është transportuar nga kolegët e tij shqiptarë me urgjencë në spitalin spanjoll të Bazës së Heratit, nga baza e Shinad, rreth orës 14:00 (me orën lokale në Tiranë). Burime pranë ministrisë së Mbrojtjes konfirmojë se Sadikaj ka plagë të lehta në dorë dhe ndodhet plotësisht jashtë rrezikut për jetën. Ushtarët shqiptarë i përkasin kontingjentit shtesë të dërguar për shkak të zgjedhjeve elektorale në Afganistan. Kontingjenti shqiptar vepron nën komandën e trupave italiane në Herat. Baza e Shinadit, ku ndodhen kryesisht trupa afgane dhe një kontingjent i pakët drejtues i trupave italiane, konsiderohet si një nga më problematiket në Afganistan. Kjo për shkak të sulmeve të shpeshta që ndodhin gati çdo ditë në atë bazë. Starova: Ushtari është plagosur pa dashje në vend roje I pyetur për plagosjen e ushtarit shqiptar në Afganistan, zëvendësministri i Mbrojtjes, Arian Starova sqaroi mbrëmë se “ngjarja ka ndodhur 3-4 orë përpara (rreth orës 15.00-16.00 me orën shqiptare) në rajonin Shinad të Afganistanit. “Nuk është incident i rëndë. Ushtari quhet Besmir Sadikaj. është bërë një vetëplagosje gjatë ndërrimit të shërbimit të rojeve, një plagosje në dorë padashje e vetë ushtarit. Por, ai është jashtë rrezikut për jetën dhe gjendet nën kujdesin mjekësor në Herat”, u shpreh zv/ministri i Mbrojtjes Arjan Starova....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›