E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza është morale dhe jo ekonomike

Urbi et Orbi nga qyteti i Romës drejt gjithë botës. Kështu Papa Benedikti I XVI në mesazhin e përvitshëm të Krishtlindjes të urimeve në 54 gjuhë të botës, foli edhe për një krizë morale që po përjeton sot bota, dhe se kriza ekonomike është një iluzion në krahasim me humnerën morale që kemi krijuar me gjestet tona në tokë. Qëndrimi këmbëngulës i Papa Benediktit është normal për një njeri që i ka kushtuar jetën tjetrit, të dobët, atij që ka nevojë për dashuri, por ka shumë rëndësi që fjalët e tij të kuptohen drejt në të këtë kohë provash të mëdha. Sepse kur një sistem vlerash humb një legjitimitet etik, afërmendsh humb edhe një vitalitet historik. Tre dekada më parë një ekonomist brilant anglez, Fred Hirsch, shkruajti një libër profetik që pak veta patën kujdesin të preokupoheshin: në “Limitet sociale të zhvillimit” foli për një ndërlidhje të shumëfishtë të ekonomisë me qëndrimet morale të përditshme që ka secili nga ne, edhe si konsumatorë të dobishëm e të padobishëm. Në bazë të kësaj krize morale qëndron kulti i idolatrisë pa moral të pareve. është pikërisht kjo gjëja ka kapitalizmi vuan më shumë,  pra një zhbalancimi i bazamentit moral do të sillte një krizë ekonomike.Ndërkaq kriza ekonomike në botë po kalon, ndërsa ajo që mbetet po e njëjtë është  katrahura morale e sistemit që kemi ngritur në këmbë. Në mes të fjalimit të Papa Benedikti i XVI-të vuri në theksin se për të kaluar këtë krizë morale  vetiu atë ekonomike “ një mentalitet egoist dhe tekniciste, për të promovuar të mirën e përbashkët, duke respektuar më shumë njerëzit në vështirësi”. Konceptimi menaxheria i njeriu si prodhues industrial humb kufirin e qenies njerëzorë. Papa Gjon Pali i dytë, thoshte se kur “njeriu bëhet shumë teknologjik dhe pak i pjekur shpirtërisht ka mundësi që instrumentet që ai përdor t’i dalin nga kontrolli”. Dhe kështu ndodhi në këtë krizë të fundit ekonomike, që më shumë ishte pangopësia financës toksike që helmojë të gjitha puset e arsyes.Kriza e egoizmit që mbështet në pangopësi pushteti është vërtetimi më i qartë i gjithë kësaj. Në Shqipëri nëse ka një gjë që është evidente është kriza morale që ka kapluar disa mekanizma shoqëror, si falja, besimi, mirënjohja, vlerësimi, etj.Mirëpo uragani i egoizmit dukët në një mos-besim, në një mos-mirënjohje, në një zhvlerësim të punës së tjetrit. Duke krijuar me dashje apo pa dashje një klimë artificiale urrejtje gati patologjike për tjetrit. Një demonstrimi i instinkteve më të errëta njerëzore për të bërë politikë është profit në një afat të shkurtër, por në një afat të gjatë shkatërro një gjeneratë, siç dëmton një pikë uji përditë një shkëmb social.Më së miri këtë e konstaton në politikë shqiptare, ku ka alibinë e madhe  e të qenit reciproke në demonizimin e figurave drejtuese. Por edhe demonizimi i gjendjes së varfërisë materiale nga ana e opozitës socialiste fsheh paturpësisht edhe një varfëri shpirtërore, që nxiton të nxijë një situatë gri të hapur. Mirëpo kjo tregon edhe një papërgjegjshmëri totale për mekanizmat që ka ekonomia sot që është e ndërlidhur me tregjet ndërkombëtare....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›