Nga vizita e Imzot Bumçit tek audienca me kryeministrin Berisha, historia si Vatikani mbështeti Shqipërinë, nga Benedikti XV tek Benedikti XVI
90 vjet më parëHistori qe perseritet. Dite me pare jetuam nje takim te Kryeministrit shqiptar me Papen Benedikti XVI. Ai shkoi te bisedoje me te, si tek nje mik i shqiptarëve. Shkoi te qajë shqetesimet e dites, shqetesimet e vendit e te popullit shqiptar..Dhe Papa e priti, e dëgjoi dhe i premtoi se nuk do ta heqë kurrë vëmendjen prej atij vendi e atij populli qe nuk mund te quhet kurrsesi i vogel derisa ka nxjerre nje Nënë kaq të Madhe sa Nëna Terezë. Nje popull qe per aq i vogel sa ishte, sakrificen e matirizimin e pati kaq te madh, që dha kaq martire te te gjitha besimeve ne pergjithesi, por sidomos te Klerit katolik ne veçanti. Nje popull qe ndonëse u masakrua keqas per 500 vjet pushtim osman e 50 vjet diktaturë komuniste, mbetet shembull ne Ballkan per harmoni, tolerance e bashkëjetesë ndërfetare. U prit, u dëgjua, ju premtua dhe u përcoll si miku tek miku, per hallet e nje populli te vuajtur qe nuk ju ndane vuajtjet e sakrificat prej afro nje shekulli. Kryeministri e ftoi te vinte ne Shqiperi, ne vitin qe i kushtohet asaj, Shqiptares se Madhe, Nënës Terezë. Ai e priti me kenaqesi ftesën, sepse me nje kenaqesi te veçante e puthi token shqiptare edhe Papa Gjon Pali II, paraardhesi i tij qe sot ai e kandidon per shenjtërim. Ai, fjalet e para te te cilit ishin “Caro popolo albanese… - i dashur popull shqiptar”, Ai, qe vinte mbi gjithcka e para se gjithave –dashurine, Ai, që e deklaronte gjithnje se vetem dashuria ndërton e urrejtja vetëm shkatërron.Pra, u prit dhe u percoll nga Ai, titullari me i larte i sotem i Vatikanit, me te cilin Shqipëria pati lidhje e marrëdhenie te mira qe ne periudhen e heroit kombetar, Gjergj Kastrioti. Eshte kjo nje linje normale qe te kenaq, te jep shprese, te ngazëllen. Sepse ishte mjerisht edhe linja tjeter bastarde qe e quajti ate “Ofiçina e spiunazhit”, qe i mbyti prelatet e saj si armiq te atdheut sepse spiune te tij konsideroheshin, qe derdhi helm e vrer aqsa nuk mund te kujtohet... por edhe nuk mund te harrohet.Deri Nënën e madhe Tereze e quajtën “lav...a e Vatikanit”, ata qe gjithcka ishin; mjerane e bastarde, por vec shqiptare te mire e te vertete nuk mund te quheshin. Ata qe bene mbi bashkëkombesit e shqiptaret ate qe s’e beri asnje i huaj, as edhe vete diktaturat me te egra, fashiste e naziste, qe mjerisht “trokitën rëndshëm” dekada me pare.Vetëm sa per ilustrim. Nga te gjithe ata qe diktatura komuniste gjeti gjalle, gjithsej 228: Jane pushkatuar 29 klerike (13%), Jane mbytur nder tortura 29 klerike (13%), Jane burgosur dhe internuar 93 klerikë (41%), kaluan nder kriza mendore deri në çmendinë 6 klerike (3%), jane detyruar te arratisen ose s’jane lejuar te kthehen 35 klerike (15%), jane perjashtuar nga sherbimi 19 klerike (8%, kane vdekur ne ankth e dhimbje pjesa e mbetur15 klerike (7%). Ata kishin bere nente shekuj shkollim te larte ne pesedhjetepese universitete te dhjete shteteve te botes per Atdheun e tyre. Ata u shperblyen me pesembedhjete shekuj torture, hetuesi e burg nga Atdheu i tyre.Dhe sot xhelatët nderrojne ngjyre si mos te kishte ndodhur asgje, sikur nuk kane thene asgje. Jane ata - te moralit te djeshem - qe duan te bejne serish moral edhe sot, qe duan te tregojne se Vatikani, Papët, Nënë Tereza jane vlera qe duhet t’i respektojme, t’i mbajme prane, mbasi jemi ne rrugen drejt Europes…A lypi kush te falur per te djeshmen!? Sigurisht jo. A pranoi kush qe dje gaboi? Natyrisht jo.Vetë ata jo, se “u plakën e shkuan”. Po bijtë e tyre? Njelloj si ata. Ne tribuna se ne tribuna, ne foltore se ne foltore. Baballaret e tyre ashtu…veç te shesin moral. Bijtë e tyre keshtu vec te shesin prapë moral. Te dy brezat te pamoralshëm deri ne fund për t’u meshiruar, per t’u mjeruar.Por, këtë radhe deshem te veme ne dukje nje perqasje te dy datave qe qendrojne larg njera-tjetres jo pak por 90 vjet, e qe sigurisht kane te bejne me ate me te shtrenjten, Shqiperine, fatin e saj e te popullit shqiptar.Perqasja e nje vizite te nje Kryeministri te nje vendi te lire qe ka marre rrugen drejt endrres se perjetshme, drejt Europes, por qe s’i ndahen kercenimet e rreziqet nga bijte e etërve bastardë me Shqiperine e para 90 viteve qe gjithashtu edhe me shume se sot, s’i ndaheshin rreziqet e kërcënimet.Do te ndalemi pra, tek Konferenca e Paqes dhe dërgata shqiptare ne Paris e drejtuar nga Imzot Bumçi, ne ate moment aq delikat per fatet e Shqiperise, qe merr rrugen me 26 dhjetor 1919, nga Parisi drejt Romes, drejt Vatikanit, drejt Papes Benedikti XV, i cili nga ana e tij beri kaq shume per shpetimin e Korçës e Gjirokastrës. Njihet shumë pak e pak-kush e vlereson kete kontribut te madh qe dha Papa dhe Imzot Bumçi ne kete periudhe kaq delikate dhe te rrezikshme per Shqipërinë.Ja historia e treguar përmes nje dokumenti me vlere te treguar nga vete Imzot Bumci, per te cilen Luigj Gurakuqi thoshte se “patem rase me e ndie ma se njihere prej sa misve te dergates shqyptare ne Paris…dhe qe mbas kerkeses se At Gjergj Fishtes Ai ja jep per botim Revistes prestigjioze” Hylli i Drites” me 30 Mars 1934. Nje falenderim i posacem me kete rast i shkon At Viktor Demes dhe revistes Hylli i Drites per zbulimin e dokumentit, ndersa perfundimet le t’i nxjerrë lexuesi vetë.“Fort i Nderti Át! Ma falni, Ju lutem, pse vonova me i pergjegjë letres s’Uej, me të cillen më lypshi si pat rrjedhë puna se pështoj Korça e Gjinokastra nga akordi Tittoni-Venizelos – akord i cilli ja lëshonte Greqís te dyja provinçet shqyptare të siperpermendme. Qe si ndolli puna: Qyshë në Qershuer të vjetës 1919 kjeçë zgiedhë Kryetár i Dergatës s’Onë në Paris. Me 9 Tetuer t’asajë vjete fletorja “il Giornale d’Italia” lajmon çiltas se “mas akordit Tittoni – Venizelos dy Provinçiet Shqyptare, Korça e Gjinokastra do t’i epen Greqís”. Dergata e jonë at herë me të shpejtë i paraqiti Konferencës së Pagjës nji protestë kundra ktí akordi. Me 9 Nanduer 1919 po ajo Gazetë boton prep ato fjalë, d.m.th. mas akordit Tittoni-Venizelos Korça e Gjinokastra do t’i dorxohen Greqís. At kohë Dergata e jonë më ngarkoj me u pa me Z. Tittoni-n qi ndollej në Paris mas hikjes së Z. Orlando-s e Sonnimo-s, qi ishte Kryetár i Dergatës italiane. Edhè une u takova me tê, por gjâ konkrete prej bisedimit nuk mujta me xjerrë. Në mbledhje qi Dergata mbajti n’e nesre, ja diftova gjith misvet bisedimin me Z. Tittoni-n. Prep me 9 Dhetuer 1919 fletorja “il Giornale d’Italia” e persritë po ato fjalë mbi Korçen e Gjinokastren. N’at kohë Z. Tittoni nuk gjindej në Parisë, e vendin e tí e kishte xânë Z. Scialoja. Shkova edhè te ky, por pa kurrfarë rezultati. Ishte, per sá mbajë mênd, 21-22 Dhetuer 1919 kurse në mbledhje qi patme, të gjith misat e Dergatës, e nder ta ma i nxeti e ma i pari, e ndieri Z. Myfid Libohova, m’u lutne t’a bâjshe nji sakrific per atdhen t’onë e t’u nisëshe për Rome, ku të bâjshe çë mos per me pase audjencë prej Shêjtnís së tij Papës Benedikt XV. Atí të Ja parashtrojshe gjendjen e rrezikshme të dy provinçeve t’ona, Atí t’i lypshe ndimë qi Shêjtnija e Tí t’i pështonte. Ju pergjegja shokve n’at mbledhje se lutja n’at punë nuk kishte vênd, se çashtja e Shqypënís ishte çashtja e të gjithve bashkë e e secillit nder né: prá kjè se Dergata e shef të nevojshme qi une si Kryetari i sajë t’a bâj udhtimin per Romë, ket udhtim e kam me detyrë. Kështu u vêndue qi unë bashkë me Z. Mehdi Frasherin t’u nisëshim per Romë. Me 26 të Dhetorit u nisme e me 28 mërrime në kryeqytetin e Italís. S’kaluen trí kater dit xora audjencën e u gjeta perpara Shêjtnís së Tij Papës Benedikti i XV. Bisedimi nuk kjè i gjatë, kjè i shkurtë mjeft, por edhè pse i shkurtë kje i mjeftueshem per qellimin t’onë. Si ja diftova pse kishe marrë udhtimin per Romë, e pse u gjindëshe perpara Shêjtnís së Tij, kuvêndin e mbylla me kto fjalë: “tesh pra, Shêjtní, të gjith misat e Dergatës shqyptare qi janë në Paris e qi shumica âsht mysliman, më kan çue ktu perpara Shêjtnís s’Uej e të gjith per nji gojë U luten qi me fuqin t’Uej morale e me influencen e madhe qi keni në boten marë, të na epni ndihmen t’Uej të vlefshme si e ku dini Ju Vetë, qi të na pështojnë dy provinçet shqyptare Korça e Gjinokastra, të cillat janë në rrezik prej akordit Tittoni-Venizelos”. Mbasi marova fjalët e mija, Papa Shêjt, si pat ndêjë nji grimë herë pa bâ zâ, u suell e me tha: Po shka të bâj per Ju? Me Italí s’kam shka me bâ, e din gjith bota si jena: me Francë marrëdhanjet janë këput – shka të bâj? Mora guxim e i pergjegja: A m’epni lejen me folë, Shêjtní? Fol, fol me tha, shka të kesh me thanë thueje. Un kishe me thanë, Shêjtní, se bota s’ká metë vetun në Italí e në Francë; - ká në botë edhe Anglí Shtete te Bashkueme t’Amerikës. Bani buzën në gaz, e me i’herë më pergjegji: ké të drejtë. E pra neser do të piqemi me Ambasadorin e Anglís, masnesri me atê të Shteteve të Bashkueme; e po t’ap fjalen se me te dy kam me folë e me ja porositë dy provinçet qi kenkan në rrezik e kam me bâ shka të mundem per me Ju ndihmue. Zoti ká m’e bâ mirë se prei Konferencet të Paris-it mos pritni punë të mira pse Zotin e kan qitë jashtë, e atý kû s’asht Zoti drejtsija s’mundet me kênë. Une at herë qi kishe bâ gati nji memorandum per me ja lânë, tuj e nxjerrë prei xhepit e tuj e mbajtë në dorë: Shêjtnija e Juej i thaçë, ká punët e botës marë, e prandej a kam lêjen me Ju lanë ket memorandum qi mos t’a harroni çashtjen t’onë? Po, po, lêne ktu pse nuk kam m’e harrue. U çova e i rashë ne të dy giûjt. Ju fala nderës sá mujta, e si mora bekimin, at herë dola krejt i kënaqun e shkova tuj mêndue me vedi: A thue po na shkon kot ky udhtim qi prej Paris-it bâme deri ktu? Gjith kjo shpresë qi fjalët e Shêjtnís së Tij më njallne në zemër, a mundet me më rrêjtë? Jo, jo s’mundet me kênë kurr. Sa dola prej Vatikanit u poqa me Z. Mehdi Frasherin të cillit ja diftova fjalët qi më tha Benedikti XV, edhè ky Zotní met faret i kënaqun tuj shpresue se me nderhymje të Papës Korça e Gjinokastra kishin pështue. Me gjith kto shpresa të mira në zemër, kthyeme në Paris ku me padurim po na pritëshin shokët. Kur u mblodhme ne zyren e Dergatës, i parashtrova shkurtazi nji ekspozé të misjonit t’onë në Romë, e kur në fund u diftova bisedimin e Shêjtnís së Tij, e si na dha fjalen se do t’u mundote per çashtjen t’onë, per të cillen kishte çfaqë qyshë në fillim nji interesim të madh, fjalët e mbrame të Shêjtit Át Papë i priten në kambë me brohorí të madhe e me duertrokitje britne të gjith nji zâni: Rroftë Papa! Korça e Gjirokastra kan pështue: e pështuene pernjimend. Kjo âsht rrjedhja e vertetë. Kjo âsht nji faqe e historís s’onë”. Tashme gjithe shqiptaret e dijne perfundimin e ketij takimi dhe te kesaj ndihme dhe s’ ka pse jo te gjithe te presin me kenaqesi e miresi frutin e nje tjeter takimi qe 90 vjet me pas pati Kryeministri shqiptar me nje tjeter Papë te Vatikanit, per koincidence edhe Ai – Benedikti - por i XVI.Te gjithe shqiptaret, sigurisht me perjashtim te ndonje “pseudoshqiptari” mjeran e bastard, pjelle e atij brezi qe permendem me lart e qe na vjen turp edhe sot ta Kujtojmë, por qe e shohim dhe e “prekim me dore” se edhe ai serish egziston dhe del edhe nder foltore e mikrofona me ate ze kobndjellës te ngjirur.Mos te harrojme - si sot drejt Strasburgut e Brukselit - edhe atehere në konferencën e Parisit kishin shkuar shume delegacione shqiptare si përfaqësues të Shqipërisë. Këto delegacione nuk arritën të bashkohen për të pasur një delegacion të vetëm, pse ishin të gjithë të përçarë sepse u përkisnin rrymave të ndryshme politike që në atë kohë kishin dëshirë dhe ambicie të merrnin drejtimin e vendit. Atëherë u vendos që si përfaqësues i të gjithë shqiptarëve të ishte Emzot Luigj Bumçi me delegacionin e tij që përfshinte të gjithë shqiptarët e të gjitha krahinave. Si sekretar u vendos Át Gjergj Fishta që me këtë rast pat pergatitë edhe fjalimin e famshëm “Të drejtat e Shqipnisë dhe kufijtë e saj” te cilin ua beme te ditur Ak-anemikeve maqedonas kohë me parë.Mos te harrojme qe mos te perseritet. Jane dashur 90 vjet per te arritur deri ketu. E nje shekull sakrifikon jo pak por dy-tre breza. E ne sapo kemi dale nga tuneli 50-vjeçar i nje errësire, i nje diktature. Pikerisht, pas gjithe këtyre lemerive, te bera por qe sigurisht shume edhe nuk i dinim, na qelloi te ishim ne seancat parlamentare, kur vete pjesëtaret e ketij krimi, “te mbeturit” gjalle (ishin aty te pranishem Haxhi Lleshi, Adil çarçani me shoke), bijte e tyre me shoke, pse jo edhe nipat e tyre kerkonin t’i “shperblenim” me nje “amnisti”, pra, nje falje nga ana e tyre e jo te lypur te falur nga ata vete dhe pafajësi mbas ketyre dekadave masakrash e gjenocidi. Jane po ata qe prapë sot ngulin këmbë me çdo kusht qe s’kishte gjenocid mbi klerin katolik ne Shqiperi. “Nuk duhet te kujtojme te kaluaren, porosit shkrimtari i njohur rus Solzhenjicin. Atij qe e kujton ate ju qorrofte njeri sy, por atij qe e harron ate, ju qorrofshin te dy”. “Stalinizmi ende s’e ka pasur Nurembergun e vet. Asnjeri nuk ka pranuar te jete pergjegjes ose bashkepunetor ne keto tmerre, asnjeri s’eshte penduar”, do te shkruante gazetari i njohur Enzo Biaxhi ne librin e tij “Ljubjanka”. “Lavdia dhe pasuria jane si ujtë e detit: Sa me shume te pijsh aq me shume ke etje” thoshte Shopenhauer.Ja sepse, lavdia e çmendur e diktatorëve ne pergjithesi dhe e Enver Hoxhes ne vecanti, nuk pati te ngopur ndaj perfundoi me turp e rreshqane si gjithe diktatoret. E me turp edhe te gjithe ata qe i mbajten ison atij per interesat e tyre meskine.Perfundojne pa dyshim, “Namë për së gjalli e rrëshqanë për së vdekuri, tash e pare te deshtuar...” siç do te thoshte martiri filozof At Gjon Shllaku.Po klerikët shqiptare!? Te gjithe, me jeten, vepren dhe vdekjen e tyre, perseriten fjalet lapidar qe tha para pushkatimit D. Ndre Zadeja: “O Zot! Cfare duhet te bej me shume per te kene shqiptar?!”Te gjithe vdiqen per divizen e tyre te shenjte “Per Fe e Atdhe”. Te gjithe perseriten te njejtat fjale para pushkatimit “Rrofte Krishti Mbret - Rrofte Shqiperia- Rrofte Papa “ ndaj sot te gjithe nderohen e lartesohen, disa prej te cileve jane drejte kanonizimit te tyre. Dihet se gjithcka ka nje fund dhe diktatura sado e forte te duket, ka themelet ne gjak, e ai themel “i lagësht” nuk mund te mbaje gjate gjithato gure torturash e krimesh, ndaj ka te pashmangeshem fundin e vet te turpeshem. Ishin gjithesej 228 kleriket, ne nje menyre a nje tjeter, u torturuan dhe u eleminuan te gjithe. Nuk qajme se i humbem, perkundrazi, krenohemi qe i kemi, por ne se edhe ky nuk eshte gjenocid, cili do te ishte.Ja pra përqasja e dy takimeve ne te mire te Shqiperise dhe shqiptareve, atehere dhe sot. Ja edhe kercenimet e rreziqet, atehere dhe sot.Ja qëndrimi i Vatikanit, i Papës, i Imzot Bumçit dhe të tjerëve ne linjen e tij. Ta shohin mire këtë ata te linjes mjerane te kundërt....