Topi-Berisha-Topalli dolli per pavaresine, Rama feston ne Kosove
29/11/2011 Presidenti i Republikës u prit dje nga prefekti Veçani dhe kryebashkiaku Gjika
Topi: Dita e Pavarësisë duhet të bashkojë shqiptarët
“Të gjithë ne duhet të shkëputemi nga shtrembërimet apo interesat e çastit”
Herion Mesi
Presidenti Bamir Topi zgjodhi Sheshin e Flamurit në qytetin e Vlorës për të festuar përvjetorin e 99-të të Pavarësisë. Topi ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Vlorës, në vendin ku Ismail Qemali më 28 nëntor 1912 ngriti flamurin kuqezi për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë. Dita e Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare në Sheshin e Flamurit ka bërë që Topi të pritej nga të dyja kampet politike në një atmosferë festive. Ai u prit nga kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, prefekti i Vlorës Eduard Veçani, deputetë, udhëheqës të bashkësive fetare si dhe nga shumë banorë vlonjatë dhe nga mbarë trevat shqiptare, të cilët kishin dalë për ta pritur e përshëndetur në rrugët kryesore të qytetit bregdetar. Duke shprehur nderimet e tij për Ismail Qemalin dhe këtë ditë të shënuar, kreu i shtetit në fjalën e tij theksoi se “Vlora dhe Ismail Qemali janë binomet mbi të cilat vetëdija dhe krenaria jonë kombëtare në epokën e modernitetit bëhen lëndë shpirtërore e fuqi morale për një të ardhme më të mirë”. Presidenti Topi ka shfrytëzuar këtë festë për të dhënë mesazhin e tij për politikën aktuale shqiptare, duke e ftuar atë të shkëputet nga interesat e çastit. “Të gjithë ne, pa përjashtim, brezat e rinj, fëmijët tanë, nxënësit dhe studentët duhet të edukohen intelektualisht me parime të drejta historike, të çliruara nga shtrembërimet apo interesat e çastit, sepse historia gjithmonë konfirmohet si një mësim i pandryshueshëm e i gdhendur përjetësisht në kujtesën dhe ndërgjegjen e një kombi”, – u shpreh Topi. Urimin e tij Presidenti Topi e shprehu edhe para Muzeut të Pavarësisë Kombëtare, ku bëri thirrje për bashkim të shqiptarëve në këtë ditë të shënuar për kombin shqiptar. “Kjo është një ditë e madhe për të gjithë dhe mesazhi më i mirë që vjen në këtë ditë është që ta festojmë së bashku, të forcojmë sa më shumë lidhjet midis nesh, sepse veprat e mira për kombin bëhen duke bashkërenduar, duke bashkëvepruar, duke bashkuar fuqitë. Fuqitë, së pari intelektuale, mendore, pastaj edhe fizike, që të gjitha energjitë që populli shqiptar, kudo ku ai jeton i ka dhe i ka vënë gjithmonë në shërbim të kombit”, - nënvizoi kreu i shtetit.
ceremonia në Presidencë
Trokitje gotash
Presidenti Bamir Topi dhe kreu i qeverisë Sali Berisha kanë trokitur gotat mes tyre pas më shumë se tre vjet betejash institucionale, në ceremoni e zhvilluar pasditen e djeshme me rastin e 99-vjetorit të Pavarësisë. Por trokitja e gotave ishte thjesht protokollare, pasi dy krerët e lartë nuk shkëmbyen asnjë bisedë mes tyre.
Veshjet me ngjyrat kuqezi
Zonja Topi, Berisha e Topalli
Në ceremoninë e mbrëmshme Zonja e Parë Teuta Topi në përkujtim të 99-vjetorit të Pavarësisë u shfaq me një këmishë të zezë, ku sipër saj kishte veshur xhaketë të kuqe. Ndërsa bashkëshortja e kryeministrit, Liri Berisha, ishte veshur me kostum të zi, por në dorë mbante një çantë të kuqe. Kombinimi kuqezi i kryeparlamentares Jozefina Topalli ishte ndërthurur mes veshjes dhe buzëkuqit. Topalli në ceremoninë e mbrëmshme u shfaq e veshur me të zeza, e cila thyhej nga ngjyra e kuqe e fortë e buzëkuqit të saj.
Krerët e shtetit
Si Presidenti Topi, ashtu dhe kryeministri Berisha ishin kombinuar kuqezi. Në ndryshim nga Topi, i cili ishte veshur me kostum të zi dhe kollare të kuqe, Berisha mbante edhe një trëndafil të kuq në xhepin e shamive. Me kostum të zi dhe kollare të kuqe ishte veshur edhe bashkëshorti i Kryetares së Kuvendit, zoti Topalli.
Kujtimi për dëshmorët
Mospjesëmarrjen e tij në ceremoninë e zhvilluar dje te Varrezat e Dëshmorëve Presidenti Topi e justifikoi duke u shprehur se ka dërguar atje këshilltarin e tij. Në përfundim të urimit të tij për 99-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë Topi iu përgjigj interesimit të gazetarëve të pranishëm duke thënë: “Unë në të njëjtën kohë kam bërë veprimin institucional. Kam dërguar këshilltarët e mi për të vendosur kurorën, por në të njëjtën kohë erdha për të respektuar edhe Vlorën. Pra, detyrimet institucionale janë përmbushur”, - tha dje kreu i shtetit.
Ismail Qemali
Duke vlerësuar e nderuar figurën e Ismail Qemalit, “atit të kombit, pagëzuesit të përjetshëm të kësaj dite”, atij “që realizoi ëndrrën duke i dhënë jetë projektit më të madh të shqiptarëve të të gjithë kohërave, Shqipërisë së pavarur”, Topi vuri në dukje se “Ismail Qemali nuk është vetëm protagonisti i historisë së lavdishme të trevës suaj dhe kombit tonë njëkohësisht, por dhe modeli i pavdekshëm i urtësisë, i atdhedashurisë, i sakrificave dhe vendimeve shtetformuese, që për shoqërinë dhe klasën politike shqiptare sot mbetet një mësim i madh, që duhet nxënë”.
Shtetet shqiptare
Në respekt të sakrificave të rilindësve e luftëtarëve në shekuj, përpjekjeve dhe qëndresës së shqiptarëve për liri, demokraci dhe përparim, Presidenti Topi risolli në vëmendje në fjalën e tij një ditë tjetër të shënuar për të gjithë shqiptarët, ditën e pavarësinë e Kosovës, 17 shkurtin 2008. “Tashmë dy shtetet shqiptare, sovrane e demokratike, janë shndërruar denjësisht në faktorë paqeje dhe qëndrueshmërie në rajon e më gjerë, duke iu afruar 100-vjetorit të Pavarësisë me arritje të qarta në çështjen kombëtare, në proceset integruese dhe në standardet demokratike”, - tha Topi.
Vizita në Kosovë
Kreu i PS-së, Rama, bisedë me presidenten Jahjaga
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u prit dje në një takim të posaçëm nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Gjatë këtij takimi presidentja Jahjaga u shpreh: “Demokracia parlamentare në Shqipëri ka arritur sukses. Në Shqipëri ka përafrim me standardet dhe në parimet mbi të cilat duhet të ecë vendi dhe të ardhmen e saj shohim në integrimet euroatlantike dhe në anëtarësimin në Bashkimin Evropian.” Nga ana e tij Rama vlerësoi rolin institucional, por dhe inkurajues që presidentja e Kosovës ka luajtur që nga fillimi i mandatit të saj. “Kosova dhe Shqipëria po avancojnë në proceset integruese evropiane. Duhet realizuar aspirata e brezave të rinj për integrimin evropian, duke inkurajuar këtë proces nëpërmjet thellimit të reformave”, - vuri në dukje Rama gjatë bisedës së tij me kryetarin e shtetit kosovar. Gjithashtu, po në këtë linjë, kreu i PS-së u shpreh se “vizita e tij në Kosovë realizohet pikërisht në Ditën e Flamurit si një simbolikë”. Në këtë takim Rama i dhuroi presidentes së Kosovës librin e tij “Kurbani”. Ndërkohë që gjatë takimit me Kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi kreu socialist ndau bindjen se sistemi i unifikuar arsimor mes dy vendeve është vonuar gjatë.
Çelen festimet që do zgjasin 1 vit për 100 vjetorin e shtetit shqiptar
Flaka e pavarësisë, do rrijë ndezur 365 ditë
Në Teatrin e Operas dhe Baletit ëshët zhvilluar dje një koncert festiv për pavarësinë i emërtuar “Flaka e Jubileut”. Kryeministri Berisha ndezi me këtë rast dhe pishtarin, që do qëndrojë nën flakë për 365 ditë dhe lajmëroi hapjen e festimeve që do të zhvillohen deri më 28 nëntor 2012. Në të njëjtën kohë flaka do të rrijë ndezur 365 ditë. Ndërkohë paraditen e djeshme Kryeministri Berisha, i shoqëruar nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, por jo nga bashkëqeverisësi i tij, kreu i LSI-së Ilir Meta, zhvilloi dje homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 28 Nëntorit, në përkujtim të dëshmorëve e martirëve të kombit dhe gjithë patriotëve shqiptarë. Kryeministri vendosi një kurorë me lule dhe bëri homazhe pranë memorialit “Nënë Shqipëri” dhe i uroi shqiptarët jo vetëm për Ditën e Pavarësisë, por edhe për ditën e Çlirimit. “Sot është 99-vjetori i lindjes së kombit të lashtë shqiptar, dita e Pavarësisë së Shqipërisë, dita e flamurit kombëtar. Sot është dita e nderimit më të madh, respektit më të thellë, mirënjohjes më të pakufishme ndaj të gjithë atyre burrave dhe grave shqiptare që me jetën e tyre, me gjakun e tyre, me rininë e tyre vaditën rrënjët e lirisë që ne gëzojmë sot. Ata sollën këtë ditë si ditë të të gjitha ditëve shqiptare. Pavarësia e Shqipërisë është akti më madhor në historinë sonë kombëtare, akt që bëri të mundur që shqiptarët sot, kudo që ndodhen, të jenë të lirë”, - tha kryeministri i vendit. Ai foli për nderimet që i takojnë plakut të urtë Ismail Qemali, tribunët e kryengritjeve të mëdha, Hasan Prishtinën, Bajram Currin e Isa Boletinin, por nuk la mënjanë as luftëtarë me Adem Jasharin në krye, që bënë Kosovën të pavarur. Përveç pavarësisë kreu i ekzekutivit foli edhe për një tjetër datë po aq të rëndësishme, siç është dita e Çlirimit. “Por sot nderojmë një datë tjetër të rëndësishme - çlirimin e Shqipërisë, ditë e cila do të shndrisë gjithmonë në historinë tonë kombëtare. Lufta Nacionalçlirimtare përbën një nga faqet më të ndritura të historisë së kombit shqiptar”, - nënvizoi numri një i qeverisë shqiptare.
Po dje kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Basha, zhvilloi homazhe te busti i komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari. Kryebashkiaku premtoi ndërtimin vitin e ardhshëm të përmendores së Jasharit po në këtë vend. Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve me rastin e përvjetorit të çlirimit të vendit kreu i LSI-së, Meta, do t’i zhvillojë paraditen e sotme.
PDIU për panteonin e shqiptarëve
Mes një atmosfere festive pranë ish-Bllokut në kryeqytet, PDIU-ja festoi Ditën e Flamurit si dhe kremtimin e 99-vjetorit të ngritjes së flamurit në Vlorë. Kreu i saj, Shpëtim Idrizi, u kërkoi të pranishëmve që të ngrenë flamurin kombëtar gjatë gjithë vitit, ndërsa qeverisë i bëri thirrjen për ngritjen e një panteoni për të gjithë rilindësit. “Nuk mund të kemi të shpërndarë vëllezërit Frashëri nga liqeni, Skënderbeun në Lezhë, Ismail Qemalin në Vlorë. U bëj thirrje forcave politike dhe qeverisë shqiptare të ngrejë memorialin e të gjithë shqiptarëve, të mos lejojmë që rilindësit të jenë të shpërndarë. Në emër të PDIU-së propozoj ngritjen e panteonit, ku të vendosen eshtrat e të gjithë rilindësve tanë në qendër të kryeqytetit, në një vend pelegrinazhi nga të gjithë ne”, - ka theksuar Idrizi. Ai e përfundoi fjalën e tij me një thirrje dhe urim për bashkim kombëtar. “Të gjitha forcat politike duhet të bashkëveprojnë, në mënyrë që të bashkohen të gjitha trojet shqiptare nga Presheva në Prevezë dhe shqiptarët të jetojnë në një shtet aty ku i ka vendosur Zoti”, - tha kreu i PDIU-së.
Vizita në familjet e dëshmorëve
Kryeministri Berisha në vijim të nderimeve për të rënët e kombit në ditën e 28 Nëntorit, i shoqëruar nga prefekti i Tiranës Keltis Kruja, zhvilloi vizita në familjen e Dëshmorit të Demokracisë Azem Hajdari dhe në familjen e Heroit të Popullit Musa Kame (Fratari). Shefi i qeverisë u përcolli pjesëtarëve të familjes Hajdari nderimet më të thella të tij për Azemin dhe për të gjithë ata që, siç u shpreh kryeministri, vendosën sakrificën në themel të lirisë së kombit. “E vërteta është se dhjetori 1990 është çlirimi i dytë i Shqipërisë, çlirimi i dytë dhe i vërtetë i saj dhe në këtë vepër Azem Hajdari ka pasur rol kryesor. Sa më shumë konsolidohet liria, aq më e ndritur bëhet vepra e tij”, - u shpreh kryeministri. Ndërsa gjatë vizitës në familjen e nipit të Heroit të Popullit Musa Kame (Fratari) ai u shprehu atyre nderimin e tij të madh për sakrificën sublime të Kames. “Sot është më shumë se çdo gjë tjetër ditë mirënjohjeje, ditë nderimi, ditë respekti, sepse pa veprën e tyre çdo komb nuk do të ishte i lirë, por ne shqiptarët në mënyrë të veçantë, pasi e kemi fituar lirinë me shumë sakrificë”, - tha numri një i ekzekutivit.
Aleanca Kuqezi
Me nismë të Aleancës Kuqezi flamuri gjigant kombëtar, që përshkoi rrugën nga Vlora në Prishtinë, veshi kuqezi simbolin e pavarësisë Neëborn. Flamuri i sjellë nga Vlora; u shpalos mbi Neëborn për disa çaste me moton: “Bacë, do ta kryejmë kuqezi”, duke iu referuar bashkimit të trojeve shqiptare. Në këtë mënyrë, edhe pse qeveria kosovare e ka shpallur ditë pushimi 28 nëntorin, komuna e Prishtinës, lëvizja “Vetëvendosje”, por dhe Aleanca Kuqezi nga Shqipëria kishin menduar ta gjallërojnë atmosferën në Kosovë.
Panairi “Blej shqip”
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, kryeministri vizitoi në mesditë panairin “Blej shqip”, të organizuar nga Bashkia e Tiranës në kuadër të veprimtarive për festën e 28 Nëntorit.
“Bli shqip” është blerja me e mirë e botës, pasi nuk ka prodhime më të shijshme se prodhimet e kësaj toke”, - tha kreu i qeverisë. Ai nënvizoi se përpiqej që në tryezën e familjes së tij të mos ketë gjëra të importuara. Në këtë panair ishin ekspozuar produkte shqiptare në fushën e gastronomisë, por edhe prodhime artizanale popullore dhe krijime artistike.
Mesazhet në “Tëitter”
Rama takime në selitë e subjekteve politike kosovare
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, preferoi që të shprehte disa nga opinionet e tij në faqen e tij sociale “Tëitter” lidhur me vizitën e tij në Kosovë. “Takimi përmbyllës në selinë e AAK-së, ku uruam kthimin e shpejtë në shtëpi të kryetarit Haradinaj e dëgjuam me interes mikun Blerim Shala”, - shkruante në një prej mesazheve të tij në “Tëitter” Rama. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë kreu socialist zhvilloi një vizitë në shtëpinë e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, i cili është pritur nga babai i tij Hilmi Haradinaj. Zyra e shtypit pranë PS-së ka bërë me dije përmes një njoftimi për mediet se gjatë kësaj vizite Rama është shprehur se është një moment i veçantë, pasi është një episod i veçantë i vizitës. “I jam shumë mirënjohës për mikpritjen. Së bashku me të atin e Ramushit urojmë që gjithçka të zgjidhet shpejt dhe të zgjidhet drejtë.” Ndërsa në faqen e tij Rama shkruante se në selinë e LDK-së kanë folur për cilësinë e procesit zgjedhor. “Miqtë e LDK-së vlerësojnë të dështuara listat e hapura dhe jetik numërimin elektronik. Selia e lëvizjes ‘Vetëvendosja’, një hapësirë plot energji dhe imazhe tërheqëse. Biseda me Albin Kurtin ishte një kënaqësi intelektuale.”
Vizita në Kosovë
Kreu i PS-së, Rama bisedë me presidenten Jahjaga
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama u prit dje në një takim të posaçëm nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Gjatë këtij takimi, presidentja Jahjaga u shpreh se “demokracia parlamentare në Shqipëri ka arritur sukses. Në Shqipëri ka përafrim me standardet dhe në parimet mbi të cilat duhet të ecë vendi dhe se të ardhmen e saj shohim në integrimet euroatlantike dhe në anëtarësimin në Bashkimin Evropian”. Nga ana e tij, kreu Rama vlerësoi rolin institucional, por edhe inkurajues që presidentja e Kosovës ka luajtur që nga fillimi i mandatit të saj. “Kosova dhe Shqipëria po avancojnë në proceset integruese evropiane. Duhet realizuar aspirata e brezave të rinj për integrimin evropian duke inkurajuar këtë proces nëpërmjet thellimit të reformave”, vuri në dukje, Rama, gjatë bisedës së tij me kryetarin e shtetit kosovar. Gjithashtu, po në këtë linjë, kreu I PS-së u shpreh se “vizita e tij në Kosovë realizohet pikërisht në Ditën e Flamurit si një simbolikë”. Në këtë takim, Rama i dhuroi Presidentes së Kosovës librin e tij Kurban. Ndërkohë që takimit me kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, kreu Rama ndau bindjen se sistemi i unifikuar arsimor mes dy vendeve është vonuar gjatë.