LSI: Dialogu, vetem ne fryme te Kushtetutes
Levizja Socialiste per Integrim, u shpreh dje se askush nuk mund te imponoje paraprakisht modalitetet ne takimin qe organizon Presidenti organizon per dialog, aq me pak Partia Socialiste. Ne emer te kesaj force politike, sekretari per marredheniet me publikun ne LSI, Luan Rama, tha se dialogu, duhet te vije ne fryme te Kushtetutes dhe ne zbatim te Kushtetutes se vendit. "Qendrimi me i fundit i Partise Socialiste ka nje "non sens" etik, se pari ne raport edhe me vete Presidentin, sepse nuk mundet qe PS te imponoje modalitetet e takimit qe organizon Kryetari i Shtetit. Se dyti ka nje nonsens parimor sepse askush, aq me pak kryetari aktual i PS-se nuk mund te vendos kushte per te defaktorizuar faktore politike te cilet i ka bere te tille, pra me ndikim dhe influence ne jeten politike te vendit, vete qytetari shqiptare me voten dhe me zgjedhjen qe ai ka bere ne zgjedhjet e 28 qershorit te 2009-es", tha Rama. Sipas tij, Edi Rama u perpoq me te gjitha mjetet dhe menyrat ta de faktorizonte e te eliminonte LSI-ne, por deshtoi dhe ka per te deshtuar ne cdo perpjekje per t'u imponuar ne kundershtim me Kushtetuten e vendit dhe ne kundershtim me orientimin evropian te Shqiperise. Nga ana tjeter, ai theksoi se LSI vazhdon te jete maksimalisht e angazhuar dhe seriozisht e investuar qe te behet zgjidhja me e mire qe pershpejton reformat evropianizuese te vendit, qe pershpejton rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian, sepse qytetaret shqiptare nuk kane nevoje per demagogji apo per kushte qe vijne nga individe te vecante, por kane nevoje per zgjidhje te problemeve, ne menyre qe ata te shkojne pa viza ne pasaportat e tyre.