PD, Gerti Bogdani: Perceptimi për korrupsionin, problem drejtësia e Topit dhe Spahiut

Reagim i deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani
Lidhur me publikimin e sotëm të TI Albania për indeksin e perceptimit të korrupsionit, dëshiroj të përcjell këtë reagim në emër të mazhorancës.
Procedurat e reja të aplikuara për:
Prokurimet publike 100 përqind elektronike,
Deklarimin elektronik të detyrimeve fiskale.
Ngritjen e One stop Shop për regjistrimin e bizneseve, për regjistrimin e pasurive, për licensimin e bizneseve,
Publikimi në platformat online i të gjitha shpenzimeve të të gjitha institucioneve tona publike, Shkurtimi drastik i afateve dhe thjeshtimi i procedurave administrative,
Vendosja me ligj e mekanizmit “heshtja është miratim”,
Reformat e pandërprera strukturale dhe organizative,
Privatizimet e sektorëve në ekonomi dhe të shërbimeve të veçanta
janë arritje të mirëfillta të qeverisë, janë gur themeli në luftën kundër korrupsionit, janë burim krenarie për mazhorancën tonë.
Transparenca është platformë politike e Qeverisë shqiptare, është motiv dhe objektiv i luftës kundër korrupsionit. Transparenca qeverisëse e Shqipërisë është histori suksesi dhe model për vendet e tjera.
Problemi akut me indeksin e perceptimit të korrupsionit është gjendja me qeverisjen e drejtësisë gjatë periudhës nën monitorim.
Perceptimi dhe dëshmi të shumta publike flasin për vende pune dhe karriere, për gjyqtarë, të cilat janë shitur me çmimin 200 mijë euro në kohën kur drejtësinë e qeveriste padroni i TI Albania dhe padroni i tij në krye të KLD-së. Ky indeks korrupsioni në gjyqësor nuk njollos dot suksesin e luftës kundër korrupsionit në qeverisjen e vendit. Nuk njollos dot arritje tona të admirueshme. Çifti Spahiu që servir shifrat për indeksin në fjalë, nuk i mashtron dot shqiptarët dhe nuk na shpërqendron dot asnjë grimë nga beteja jonë kundër korrupsionit.
...