PS: Protesta për të larguar qeverinë e Ruzhdies
TIRANë- Pas ngjarjes së mbrëmshme në parlament ka reaguar deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, e cila ka cilësuar qeverinë Berisha si qeverinë e Ruzhdies dhe ka akuzuar kryetaren e parlamentit për vjedhje të firmave të deputetëve të opozitës si dhe për votim të parregull.
“E falendërojmë zonjën Ruzhdie që përmes zëdhenëses u tregoi përsëri sot shqiptarëve që gënjeshtra sy për sy, është mjeti i vetëm që i ka mbetur në dorë qeverisë së Ruzhdies. Të gjithë e panë dje atë që ndodhi, të gjithë e morën vesh se zgjedhjet janë grabitur. Të gjithë e kuptuan dje se ajo që ndodhur në Ruzhdie ndodh kudo, edhe në parlament ku u vodhën firmat e deputetëve të opozitës apo u bë votues edhe Saliu edhe Iliri që s'ishin fare aty. Të gjithë në protesta për të larguar qeverinë e Ruzhdies” – nënvizoi Hysi.
Protesta duhet nisur sipas deputetes socialiste, pasi në atë votim të rremë, mbi gjithë të tjerat është numëruar edhe vota e Berishës e Metës, të cilët nuk kanë qënë prezent.
(m.a/BalkanWeb)