E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Halimi Perendimi i burgos te korruptuarit si Rama

Partia Demokratike i kerkoi dje prokurorise qe te nise hetimin e aferave korruptive te kryebashkiakut Edi Rama dhe te zbardhe shkeljet e ligjit duke proceduar edhe me ndeshkime. Deklarata eshte e deputetit Eduard Halimi i cili deklaroi dje se deponimi nga dy investitore se Rama ose kryetari 100 milione eurosh i detyronte permes Leprit te tij te jepnin 20 te aksioneve eshte kembana qe bie per te sidomos sot ku koleget e tij ne bote kane kaluar pas hekurave per korrupsion me lejet e ndertimit. Edvin Kristaq Rama ose kapoja i bllokmeneve te rinj eshte i vetmi politikan qe me emrin dhe me firmen e tij ka vetedeklaruar se eshte i pastrehe dhe ne 12 vite ka kursyer vetem 3 mije euro. Kjo qe ne fakt duket nje anekdote e ka vene zotin Rama ne nje situate aspak te lehte. Deponimi nga dy investitore se Rama ose kryetari 100 milion eurosh i detyronte permes Leprit te tij te jepnin 20 te aksioneve eshte kembana qe bie per te sidomos sot ku koleget e tij ne bote kane kaluar pas hekurave per korrupsion me lejet - deklaroi z. Halimi. Deputeti i PD-se vuri ne dukje se publikimi i kontrates me aksioner Dritan Avllajn ose Tan Lepri ekzakt 20 ne kembim te planit te ndertimit dhe lejes se ndertimit eshte dokumenti e prova akuzuese qe nuk falin. Halimi shtoi me tej Lartesimi i kullave ne 35 kate me te vetmen arsye qe te shtohej vlera e 20-shit eshte skema qe conte kesaj radhe ne 100 milione euro pasurim Leprin e Rames. I kerkojme kryetarit 100 milionesh mos te mbaje te fshehur Leprin. U kerkojme organeve te shtetit te gjejne e te nxjerrin leprin nga strofulla ku eshte fshehur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›