Rama Vendosja e kasave antikushtetuese

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama akuzoi dje qeverine se sillet si nje organizate kriminale teksa e quajti nakushtetuese vendosjen e kasave fiskale per biznesin e vogel. Deklarata e Rames erdhi ne takimin qe ai zhvilloi me bazen e PS-se ne Durres. Gjendja ekonomike eshte teper e renduar dhe kjo eshte produkt direkt i vjedhjes se votes. Qeveria aktuale eshte nje qeveri e korruptuar dhe e paafte - tha Rama. Gjithashtu kryesocialisti foli edhe per kasat fiskale. Sipas tij reagimi i Kryeministrit Berisha per kasat fiskale ishte skandaloz.
Vendosja e kasave eshte antikushtetuese dhe kriminale. Perfitimi i tyre shkon nga 40 milione deri ne 100 milione euro - u shpreh Rama.